LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Edhe 2017 me krizë politike në Maqedoni (Video)

Analistët: Edhe 2017 me krizë politike në Maqedoni (Video)

Viti 2017 në aspektin politik në Maqedoni, do të jetë po aq i tensionuar sa edhe viti që lëmë pas. Analisti Nikolla Dujovski vlerëson se zgjedhjet e 11 dhjetorit, ishin një hap drejt demokratizim të vendit pas krizës së thellë dhe aktualisht sikur kemi një situatë më të qetë duke përfshirë këtu edhe durimin që tregojnë ndërkombëtarët për zhvillimet në vend, por sipas tij, ka shumë gjasa që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe Sefer Tahiri për Alsat-M, vlerëson se pas një sërë protestash dhe negociatash zgjedhjet ishin përfundimi logjik i përpjekjes për të çrrënjosur autoritarizmin nga sistemi. Viti 2017 për Tahirin, do të jetë një sfidë që do të tregojë nëse vendi do të revitalizohet si shtet demokratik ose do të ec drejt një krize më të thellë institucionale.

Sipas analistëve nëse nuk arrihet të krijohet një Qeveri stabile, njëkohësisht me zgjedhjet lokale në pranverë, mund të ketë zgjedhje të reja parlamentare. Partitë politike kanë kohë deri në mesin e shkurtit për të formuar koalicionin qeveritar, kurse zgjedhjet e rregullta lokale, pritet të mbahen në maj të vitit 2017./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori