LAJMI I FUNDIT:

Urime Viti i Ri 2017!

Urime Viti i Ri 2017!

Tashmë kanë filluar edhe festimet, në të gjitha qytetet shqiptare. Teksa hymë në vitin kalendarik 2017, urojmë që të këqijat t’i lini pas e që ky vit të jetë i mbarë për të gjithë ju.

Ju falënderojmë juve, lexues dhe bashkëpunëtorë të nderuar, që zgjodhët Telegrafin për t’u informuar edhe në këtë natë festive.


Stafi i Telegrafit shpreson që Viti i Ri 2017 të jetë vit i shanseve të reja dhe realizimit të dëshirave dhe ëndrrave tuaja, që çdo qytetar të ketë kulm mbi kokë dhe sofër të mbushur jo vetëm për momentet festive.

Siç e do rendi në momente të tilla, Telegrafi ju uron: 12 muaj lumturi; 52 javë kënaqësi; 365 ditë me të arritura; 8,760 orë të fatit të mirë; 52,600 minuta me shëndet të mirë dhe 31,536,000 sekonda me begati.

E tash, festoni të buzëqeshur, se kështu do t’i bëni më të lumtur të afërmit afër jush dhe sepse ky është hapi më i lehtë e më i duhur drejt një viti të mbarë.

Gëzuar!