LAJMI I FUNDIT:

Kina ndërton urën më të lartë ndonjëherë: Lidh dy male dhe kalon mbi re (Foto)

Kina ndërton urën më të lartë ndonjëherë: Lidh dy male dhe kalon mbi re (Foto)

Është hapur për trafik ura më e lartë që është punuar ndonjëherë, e cila kalon mbi lumë dhe lidh dy provinca të mëdha të Kinës.

Me 565 metra lartësi, ky objekt i vendosur në cepat e maleve, është pothuajse gjithmonë i mbuluar me re, transmeton Telegrafi.


Pos që duket mbresëlënëse, është ndërtuar për shkaqe praktike, meqë zvogëlon udhëtimin prej Yunnanit për në Guizhou për tri orë. Për ndërtimin e Urës Beipanjiang që është e gjatë 1,341 metra, janë shpenzuar afro 130 milionë euro.

“Më parë udhëtonim për katër orë, ndërsa sot është shumë më shpejtë. Rrugëtimi është i mahnitshëm, meqë panorama është mbresëlënëse, vetëm kur nuk ka re”, ka thënë një shofer.

Ndryshe, ura e dytë më e lartë është po ashtu në Kinë dhe ndodhet në Hubei. /Telegrafi/