LAJMI I FUNDIT:

Dimitriev: Të fokusohemi në problemet reale

Dimitriev: Të fokusohemi në problemet reale

“Na duhet periudhë e stabilizimit dhe fokusimit në problemet reale, për punësim, për arsim dhe shëndetësi më të mirë, për investime në infrastrukturë dhe në të gjithë fushat e nevojshme. Unë jam i bindur se ne kemi forcë të arrijë suksese”, deklaroi sot kryetari i Qeverisë për zbatim të zgjedhjeve, Emil Dimitriev, në urimin e tij për Vitin e Ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai porositi që të harrohen të gjitha ndodhitë e vitit të kaluar dhe fokusi të jetë në vitin e ardhshëm si në planin privat po ashtu edhe në atë shtetëror.


Ai gjithashtu tha se Qeverinë që ai e udhëhoqi për zbatimin e zgjedhjeve, ka arritur ta kryejë detyrën e saj ashtu siç duhet dhe të organizojë zgjedhje cilësore./Telegrafi/