Qeveria e Kosovës edhe gjatë vitit 2016 karakterizohet me dështime të shumta, si: mos ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, mos themelimi i Asociacionit, mos tërheqje të investimeve dhe mos krijimin e vendeve të reja të punës, për të cilat premtimet ishin në shifra tejet të mëdha.
Gjatë vitit që lamë pas nuk munguan as protestat e opozitës, të cilët brenda e jashtë Kuvendit kanë kundërshtuar vendimet e Qeverisë, në përpjekje për të penguar arritjen e disa proceseve, të cilat i kanë quajtur të dëmshme për vendin.
Nuk kanë munguar as thirrjet për rrëzim të kësaj Qeverie, e cila është thënë se nuk ka bërë asgjë të mirë për vendin. Pakënaqësi në kohë të ndryshme të vitit janë shfaqur edhe nga një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të partive që janë partnerë të koalicionit, të cilët kanë kundërshtuar disa vendime të Qeverisë, së bashku me opozitën.
Përkitazi me këto probleme dhe ngecje, analistët politik në Kosovë vlerësojnë se kjo Qeveri përgjatë vitit 2016-të përveç dështimeve të njëpasnjëshme, s’ka arritur të bëjë asgjë të mirë për vendin.
Analisti politik Imer Mushkolaj, thotë për KosovaPress se kur flasim për këtë Qeveri, mund të flasim vetëm për ngecje, qoftë në aspektin politik, qoftë në atë ekonomik. Mushkolaj thotë se Kosova e përfundoi vitin me një bllokadë politike, e po ashtu e bllokuar politikisht hyri në një vit të ri.
“Nëse flasim për ngecjet njëmend kemi çfarë të flasim në të gjitha aspektet. Qoftë në aspektin politik, qoftë në aspektin e zhvillimit ekonomik. Dhe absolutisht është absurde të flitet për përmirësimin e situatës së zhvillimit ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, aq më pak me ato shifrat të cilat janë dhënë qysh në fillim të këtij mandati. Në aspektin politik, ka pasur ngecje gjatë gjithë vitit. Ka pasur bllokadë gjatë gjithë vitit. Në fakt qeveria Mustafa më tepër është marrë me menaxhimin e disa krizave që i ka shkaktuar vet ajo, respektivisht i ka shkaktuar vet z. Mustafa, me ç’rast është absolutisht përjashtues edhe ndaj spektrit politik opozitar dhe ndaj shoqërisë në përgjithësi, në çështje shumë të rëndësishme siç ka qenë edhe Asociacioni dhe Demarkacioni. Dhe sot në fund të vitit, në fillim të vitit të ri ne jemi të bllokuar politikisht. Ne jemi në një bllokadë pol itike, pa marrë parasysh se premtimet kanë qenë do të kalojnë marrëveshjet shpejtë dhe do të përmirësohet edhe jeta e qytetarëve. Për shkak se ideja për krijimin e asociacionit, ka qenë që jeta e qytetarëve serb të përmirësohet. Në zhvillimin ekonomik, pavarësisht pretendimeve se kemi pasur rritje ekonomike dhe ka pasur përparime, në fakt duhet të shihet se sa kjo hetohet tek qytetari i rëndomtë. Dhe nëse e pyet qytetarin e rëndomte, se a e ka jetën tash më të mirë, apo para dy vjetësh ku z. Mustafa dhe ky koalicion qeveritar ka ardhur në qeverisje, unë nuk besoj se do të thotë se tash jeta është më e mirë. Të mos flasim pastaj për ngecje të shumta në sektorin e shëndetësisë”, tha ai.
Edhe analisti Behlul Beqaj thotë për KosovaPress se kjo Qeveri ka dështuar pothuajse plotësisht, sidomos në realizimin e premtimeve bazike që kishte dhënë.
Ai thotë se përkundër gjendjes që ka krijuar, kjo Qeveri ka treguar një aftësi dhe një dinakëri të çuditshme të mbijetesës.
“Nuk kemi kurrfarë dileme të konstatojmë, se kanë dështuar të themi ndoshta tërësisht në kuptimin e realizimeve që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe ato vendet e punës që silleshin prej 200 deri në 100 mijë. Ishin vetëm ëndrra të parealizuara dhe dëshira të parealizuara. Kanë dështuar në kuptimin e tërheqjes së investimeve të huaja dhe kanë një debalanc dramatik në tregtinë e jashtme, sikurse që kanë dhe një mungesë të vullnetit të theksuar politik në luftën kundër korrupsionit… Kështu që mbeten disa gjëra që këtë edhe tash e rëndojnë, siç është puna e mos ratifikimit të demarkacionit. Dhe natyrisht ajo që është thembra e Akilit, është çështja e liberalizimit të vizave. Këto janë disa nga ato dështime, të cilat kanë krijuar një situatë, që kjo Qeveri përkundër kësaj gjendje ta ketë një aftësi, një dinakëri të mbijetesës së çuditshme. Ndonëse këto dështime kanë qenë aq tà « mëdha dhe aq të rënda saqë në konceptin e një rezonimi logjik, do të duhej të ishte Qeveri e cila do të duhej të mendonte për të shkuar në shtëpi, e jo për ta vazhduar mandatin e saj”, tha ai.
Me gjithë dështimet e mëdha, Beqaj thotë se kjo Qeveri ka dhe disa arritje sic janë MSA-ja dhe Ligji për Trepçën.
“Ne mendojmë se nuk bënë të themi, që ka dështuar plotësisht, për faktin se gjatë kësaj periudhe janë marrë disa vendime shumë të rëndësishme, siç është p.sh MSA-ja. Janë marrë vendime të rëndësishme siç është Ligji për Trepçën. Janë marrë vendime të rëndësishme, siç është Gjykata Ndërkombëtare për gjykimet e supozuara të krimeve të luftës, e kështu me radhë. Por efektet e këtyre vendimeve të rëndësishme, mendoj se do të shihen në të ardhmen se çfarë kanë qenë. Duke përfshirë edhe kodin telefonik dhe disa nga vendimmarrjet dhe marrëveshjet që kanë krijuar gjatë bisedës me Serbinë në procesin e dialogimit të deritanishëm”, tha Beqaj./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ miraton numrin e kandidatëve për 11 majin: 46 mandate janë në listë të mbyllur
Ahmeti: Miratimi i Ligjit për Fëmijët është antikushtetues dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit
Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!