Viti i Akrepave, i Luanëve po arrin me oferta për realizim të ëndrrave të tyre, ndërsa dashuria u buzëqesh personave të lindur edhe tri shenjave të tjera!
Ju kanë shkuar për dore rrethanat momentale apo jo, veprimet tuaja në vitin e ardhshëm më shumë se kurdoherë më parë do të përcaktojnë rezultatin përfundimtar.
Për të ditur se çfarë të ndërmerrni, më parë duhet patjetër të konstatoni se çfarë pikërisht synoni dhe të njihni më mirë vetveten.
Kjo do t’ju ndihmojë që të merrni vendime të duhura, aq më parë kur është fjala për marrëdhëniet ndërnjerëzore, transmeton Telegrafi.
DASHI 21.03- 20.04
Vit i gjasave të mira
Ndikimi i kënaqshëm i planetëve ju ndihmon në të gjitha fushat. Juve ju mbetet të zbuloni se çfarë dëshironi dhe nisuni drejt cakut.
Dashuria
Jeta dinamike shoqërore beqarëve dhe beqareve u sjell njohjet premtuese. Edhe pse deri në verë do të jeni më të gatshëm për flirt sesa për lidhje serioze, do të ankoheni për veprimin e gabueshëm, në muajin gusht do të keni rastin e ri. Mungesa e ndërgjegjes për të vepruar në bashkësi dhe për marrëdhëniet ekzistuese do të jenë pengesë, posaçërisht nga shkurti deri në prill. Nëse jeni të gatshëm që fjalën “Unë” ta zëvendësoni me “Ne”, në vjeshtë do të keni arsye më shumë për kënaqësi.
Puna
Rezultatet e angazhimeve bëhen më të dukshme që në muajin shkurt. Përgjegjësia dhe risitë ju sjellin përkrahje të eprorëve, por edhe xhelozi të kolegëve, prandaj kujdes kujt do t’i besoni. Nuk jeni të kënaqur me vendin e punës, do t’ju ofrohen raste të shumta për ndryshim, mirëpo deri në verë kujdes nga vendimet e pamatura. Zhvillimi i rrjetit të kontakteve dhe puna në arsimimin vetjak do t’ju shpaguhet shumëfish.
Shëndeti
Ritmi i ashpër i jetës që në mars do të fillojë të marrë haraçin, andaj kujdesuni se çfarë fusni në organizëm. Flini më shumë gjumë, praktikoni teknikën e re të relaksimit dhe qëndroni më shpesh në natyrë. Aktivitetet e domosdoshme fizike shmangni deri në gusht, dhe vetëm atëherë jepni vetes relaksim. Në tetor kujdes nga infeksionet e organeve gjenitale.
DEMI 21.04 – 21.05
Një hap më tej nga rutina
Kokëfortësia dhe mosgatishmëria për ndryshime do t’ju sjellin më shumë dëm sesa dobi. Këtë do ta shihni me kohë dhe do të ndryshoni drejtimin.
Dashuria
Tregimi i shpeshtë i ndjenjave dhe marrja e përbashkët me aktivitete të reja do t’ju rilindë lidhjen dashurore dhe do t’ju ndihmojë në kapërcimin e krizës, ka mundësi nga shkurti deri në prill. Dalja nga rrethi i zakonshëm i të njohurve, vizita ngjarjeve të cilat u interesojnë beqarët dhe beqaret do t’i lidhin me personat me prirje të ngjashme. Nëse tregojnë iniciativë, personin që u pëlqen posaçërisht do të kenë rastin ta bëjnë për vete në muajin gusht. Vjeshta shumicës do t’u sjellë lajme të reja.
Puna
Aftësia e përshtatjes me situatat e papritura do të tregohet vendimtare për realizmin e ambicieve tuaja, bash si edhe krijimi i njohjeve të reja profesionale të cilat do t’ju sjellin rast të shkëlqyeshëm për avancim. Dëshironi t’i shmangni problemet në vendin e punës, në vend që eprorëve t’u tregoni gabimet e tyre, të cilat jo rrallë do t’i vëreni, shpjegojani në mënyrë diplomatike që ekziston mënyra më e mirë.
Shëndeti
Energjia nuk do t’ju mungojë, mirëpo me rastin marrjes me sporte dimërore kushtoni kujdes nyjave, transmeton Telegrafi. Ambienti i këndshëm dhe aktivitetet relaksuese në prill do t’ju eliminojnë stresin dhe vështirësitë, ndërsa në prill dhe tetor praktikoni shprehi më të shëndetshme ushqimore. Hani ushqim cilësor dhe me rregull, mirëpo me maturi dhe shmangi banketet e mbrëmjeve.
BINJAKËT 22.05 – 21.06
Shumë sfida të reja
Nuk do të mund të ankoheni për mungesë të mallëngjimi, argëtimi dhe të gjërave të mira. Do të mësoni që mirëkuptimi është themel i marrëdhënieve të afërta.
Dashuria
Akoma nuk e keni gjetur shpirtin binjak, po arrin koha për të njohur më shumë kandidatë potencialë. Deri në verë do të jeni të prirë për flirt me disa persona, mirëpo gushtin do të prisni në përqafim të personit të vërtetë. Mirëkuptimi i dyanshëm do të forcojë hallkat të cilat lidhin partnerët në lidhje të gjata, ndërkaq tetori do t’ju sjellë përtëritje afshi. Në marrëdhëniet në të cilat tashmë një kohë të gjatë po mbizotëron pakënaqësia – deri në fund të vitit do t’i përfundojë, do të ndiheni më të çliruar.
Puna
Në detyrat të cilat kërkojnë kreativitet dhe paraqitje në publik do të arrini rezultate të shkëlqyeshme, por do t’u bëjë mirë edhe të gjithëve të cilët vendosin t’i materializojnë pasionet vetjake. Nëse mendoni për ndërrimin e vendit të punës, mos merrni vendime me nguti dhe informohuni mirë për punëdhënësin e ardhshëm. Me siguri do të zbuloni që ajo që ju ka dukur ideale, në realitet nuk është ashtu. Kujdes me marrëdhëniet me bashkëpunëtorët.
Shëndeti
Në pjesën më të madhe e vitit do të keni tepricë energjie, pra është momenti i mirë që të kujdeseni për formën trupore. Në shkurt do të keni motivim të mjaftueshëm të bëni ushtrime fizike, gjë që do të shprehet në mënyrë të përshtatshme në gjendjen tuaj të përgjithshme. Deri në tetor do të shmangni me sukses vështirësitë, mirëpo deri atëherë shprehitë e pashëndetshme do të fillojnë të marrin haraç.
GAFORRJA 22.06 – 22.07
Koha është për ndryshime
Kthesat e rëndësishme ju presin në të gjitha fushat e jetës. Jini të gatshëm të ballafaqoheni me sfida, gjërat do të jenë në favorin tuaj.
Dashuria
Sinqeriteti dhe besimi i ndërsjellë do të jenë parakusht i marrëdhënieve të harmonishme me partnerin. Gjërat të cilat i keni heshtur do të fillojnë të dalin në sipërfaqe që në janar dhe do të sjellin deri te sqarimi i çështjeve të rëndësishme, por për të qenë i kënaqur me rezultatin duhet të zbuloni se çfarë në të vërtetë dëshironi, madje qartë t’i bëni me dije. Nëse është për t’u besuar atyre, beqarët dhe beqaret deri në gjysmën e tetorit do të binden që surprizat janë gjithsesi të mundshme.
Puna
Për shkak të shtimit të vëllimit të detyrave në vendin e punës do të keni pak kohë për pushim, ndërkaq situata financiare do të mund t’ju detyrojë të kërkoni punë plotësuese. Në shkurt, në planin profesional janë të mundshme ndryshime të mëdha madje ka gjasa që të ndërroni kompaninë apo të shkoni të punoni në botën e jashtme. Nuk do ta keni përherë të lehtë, mirëpo zelli dhe angazhimi juaj më në fund do të shpërblehen.
Shëndeti
Menjëherë pas kremtes, organizmi do t’ju sinjalizojë që për të duhet të kini më shumë kujdes. Ushqimi i pashëndetshëm dhe mënyra e jetesës do t’jua dobësojë imunitetin, ndërsa pasojat do të filloni t’i ndieni që në muajin prill, transmeton Telegrafi. Nëse ndieni çfarëdo vështirësi në frymëmarrje, në qershor gjithsesi shkoni në kontroll te mjeku, ndërkaq në shtator bëni një kontroll sistematik.
LUANI 23.07 – 22.08
Zgjeroni horizontin tuaj
Do të mësoni shkathtësitë e përshtatjes dhe do të zbuloni që gjërat shpesh nuk janë ashtu siç ju duken në shikim të parë. Kjo do t’ju mbush me optimizëm.
Dashuria
Kur nga fundi i shkurtit të përjetoni krizë vetëbesimi, partneri do të fillojë të të shikojë me sy tjetër dhe tek ju do të shohë personin e barabartë i cili i ofron përkrahje. Bisedat e gjata do të rezultojnë me afërsi më të madhe, ndërkaq deri në vjeshtë do të zbuloni që planifikimi i hapave të mëdhenj, siç është jeta e përbashkët, nuk e mbyt romantikën. Të japësh atë që dëshiron të marrësh është leksioni të cilin beqarët dhe beqaret do ta përvetësojnë dhe deri në shtator do të binden që kanë vepruar mirë.
Puna
Komunikimi dhe puna në arsimimin vetjak do të jenë vendimtare për avancimin tuaj, për çka do të bindeni që në shkurt dhe maj. Përvetësoni shkathtësi të reja, lexoni, përtërini dhe zgjeroni rrjetin e njohjeve tuaja afariste. Në rast që nuk jeni të punësuar apo nuk jeni të pakënaqur me punën, e gjitha që është përmendur do t’ju jetë e dobishme kur në qershor nga të njohurit të mësoni për një vend të lirë pune çfarë e dëshironi.
Shëndeti
Në mars dhe në prill do të keni nevojë për më shumë gjumë, ndërkaq shkuarja e hershme në shtrat do t’jua forcojë imunitetin. Nëse mësoni të dalloni dembelinë nga lodhja kronike, do të dini kur do t’i përkushtoheni aktivitetit të shtuar fizik, e kur pushimit, sepse, varësisht nga ditët, marrja me sportin dhe pushimin do të jenë vendimare për shëndetin tuaj.
VIRGJËRESHA 23.08 – 22.09
Nëpër shtigje të vështira deri te yjet
Problemet të cilat i keni përballuar do t’ju bëjnë më të fortë, më me shumë përvojë dhe më guximtar që në jetën tuaj të praktikoni ndryshimet e pritura.
Dashuria
Gjërat të cilat ju pengojnë në marrëdhënien me partnerin do të dalin në sipërfaqe që në janar, duke ju dhënë gjasa të shkëlqyeshme që t’i ndryshoni. Që të dy do të kuptoni që përballë keni akoma personin me të cilin jeni të dashuruar, andaj me praktikimin e ndryshimeve në rutinën e përditshme nga prilli do të përtërini afshin e vjetër. Beqarët dhe beqaret nga fundi i vitit do të kuptojnë që personi për të cilin kanë gjurmuar e kanë pasur shumë pranë, kurse ana tjetër ai këtë mezi e pret.
Puna
Të lodhur midis obligimeve afariste dhe private, do të keni ndjenjën që angazhimi dhe sakrifica juaj nuk po ju sjellin rezultate. Keni përshtypje të gabueshme, ndërkaq gjërat do t’i bëni të lehta në se përmirësoni marrëdhëniet me bashkëpunëtorët dhe me eprorët në janar, por aq më tepër në prill, transmeton Telegrafi. Synoni ndryshime, nga tetori do të lidhni kontakte të cilat do t’ju mundësojnë të arrini rezultate.
Shëndeti
Stresi dhe bashkë me të mungesa e pushimit për shkak të obligimeve të shumta do të jetë armiku më i madh i organizmit tuaj. Pasojat do t’i ndieni që në shkurt në formë problemesh me lëkurën dhe flokët, mirëpo teknikat siç janë joga dhe qi-gonga do t’ju ndihmojnë ta përtërini harmoninë psikofizike. Ato teknika do t’ju jenë të nevojshme posaçërisht në prill dhe në gusht.
Peshorja 23.09 – 22.10
Fati është në anë tuaj
Ndikimi i volitshëm i Jupiterit dashamirës vazhdon vazhdimisht deri në vjeshtë, duke ju mundësuar realizimin e ëndrrave. Shfrytëzoni gjasat e ofruara.
Dashuria
Beqarët dhe beqaret kanë arsye për kënaqësi, sepse para tyre është viti i fillimeve të reja. Në shënjestrën e Amorit do të gjenden posaçërisht në mars dhe prill, mirëpo mos lejoni që për shkak të zgjimit të papritur t’ju kaplojë ndjenja e tremës. Armatosuni me vetëbesim dhe filloni pushtimet, suksesi nuk do t’ju mungojë. Ju mungojnë në lidhje romantika dhe eksitimi, përpiquni t’i fusni në lidhje vetë dhe që në qershor ju pret rilindja dashurore.
Puna
Do të shihni që nga vetëdështimi nuk ka kurrfarë dobie dhe me paraqitje të vetëbesueshme do të filloni të arrini pikë pozitive tek eprorët. Shkurti është i përshtatshëm për bisedë me eprorin për ngritje page. Edhe pse prezantimi i aftësive vetjake dhe i shërbimeve të cilat i ofron kompania juaj do t’ju shkojnë për dore në pjesën më të madhe të vitit, maji do t’ju sjellë rezultatet më të mira. Në prill dhe në gusht mendoni dy herë para se të merrni çdo vendim.
Shëndeti
Jeni plot energji, në mars do të filloni të ndieni lodhje dhe do t’u ekspozoheni sëmundjeve, andaj filloni me detoksifikim dhe kurë. Marrja me sport do t’ju bëjë mirë tërë vitin, aq më tepër që do të shpenzoni tepricën e kalorive të futura në organizëm, të cilat në qershor rrezikojnë linjën tuaj trupore. Shmangni pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe ushqimin e shpejtë.
AKREPI 23.10 – 21.11
Qielli po ju shpërblen
Lëvizje të lehta në të gjitha planet do të jenë hyrje në surpriza të këndshme të cilat i sjell vjeshta. Yjet janë në anën tuaj!
Dashuria
Me fillimin e vitit beqarët dhe beqaret nuk do të kenë nevojë që në praninë e ndokujt të ndiejnë “dridhje në stomak”. Kur në qershor të bindeni për realitetin, do të shihni që personi përkatës nuk është ideal, mirëpo duhet të kujtohen që të tillë nuk janë as ata vetë dhe se duhet pyetur në është e krijuar bash për ta. Përgjigjja pozitive paralajmëron verë shumë të zjarrtë. Komunikimi i hapur me partnerin dhe gatishmëria për kompromise personave që janë në lidhje do t’u ndihmojë që të ripërtërijnë lidhjen.
Puna
Rritja e obligimeve në shkurt nga ju do të kërkojë zell, organizim dhe profesionalizëm. Kur të tregoheni që keni aftësi për të gjitha detyrat e rëndësishme dhe kur asgjë të mos ju duket e vështirë, rezultatet nuk do të mungojnë andaj do të jeni të shpërblyer në mënyrë adekuate për angazhimet në punë, transmeton Telegrafi. Sjellja e mirë me eprorët dhe bashkëpunëtorët do t’ju shtojë shanset për avancim të mëtutjeshëm, ndërkaq nëntori do t’ju sjellë ofertën të cilën nuk do të mund ta refuzoni.
Shëndeti
Pos aktivitetit fizik, do t’ju përshtatet edhe aktiviteti i shtuar mendor, ndërkaq mprehtësia e mendjes me detyra enigmatike në qershor do t’ju ndihmojë të përmirësoni përqendrimin e dobësuar. Nga tetori deri në dhjetor kujdes me nyjat, ndërsa dhembjet e shpinës zgjidhni me gjimnastikë mëngjesi dhe me shtrirje të shpeshta pranë tavolinës së punës.
SHIGJETARI 22.11 – 21.12
Do të arrini përvoja
Saturni në shenjën tuaj është i rreptë, por edhe mësues shumë i drejtë, i cili do t’ju japë leksione të rëndësishme jetësore dhe në fund do t’ju shpërblejë shumë.
Dashuria
Beqarët dhe beqaret në muajin shkurt do të kenë suksese me shfaqja spontane të prirjeve, mirëpo shpejt do të mund të zbulojnë që ana tjetër është e heshtur dhe e angazhuar. Gjasat e reja do të mund t’ju shfaqen që në muajt maj dhe gusht, por nuk përjashtohet që sërish të filloni të takoheni me ish-dashurinë. Tani kur jeni më të pjekur, do t’i anashkaloni gabimet nga e kaluara. Krijoni partnerit surpriza të këndshme, personat të cilët janë në lidhje, në gusht do t’u zgjohen afshet e vjetra.
Puna
Nga ju do të kërkohet përgjegjësi, ndërsa për gabimet e mundshme në prill dhe në gusht, patjetër duhet t’i bartni pasojat. Të mos ju dekurajojnë këto, sepse eprorët për ju kanë plane të mëdha, ndërsa vetëdisiplina të cilën po e zhvilloni do t’ju jetë e mirëseardhur në të ardhmen. Marrëdhëniet e mira me personat nga rrethi afarist do t’ju sjellin gjasat për shpërblim më të mirë, ndërkaq nga fundi i vitit do t’ju ofrohet rasti për depozitim të dobishëm të të hollave në bankë.
Shëndeti
Truri do t’ju punojë me shpejtësi të madhe, mirëpo trupi nuk do të mund të përballojë ritmin e ashpër të cilin po ia impononi, përveç nëse nuk e sillni në formë të shkëlqyeshme Në shkurt përkushtojuni aktiviteteve fizike dhe ajrit të pastër, në prill kujdesuni me ushqimin, ndërkaq gushtin shfrytëzoni për thithje të rrezeve të diellit dhe për notim. Shmanguni sporteve ekstreme.
BRICJAPI 22.12 – 20.01
Jeni të vetëdijshëm për potencialet që i keni
Do ta kuptoni që është koha e fundit që publikisht të tregoni talentin të cilin e fshihni në vete. Reagimet e bashkëpunëtorëve shumë këndshëm do t’ju surprizojnë.
Dashuria
Marrëdhëniet në lidhjen tuaj në pjesën e parë të vitit do të jenë stabile, edhe pse për shkak të obligimeve do ta lini pas dore personin e dashur. Kur në mars t’ju bindë që duhet t’i tregoni kujdesin e merituar, do të filloni ta kuptoni që vërtet është ashtu dhe në qershor do t’i bëni me dije se sa shumë e dashuroni. Beqarët dhe beqaret, të cilët lakmojnë për përqafime të ngrohta, më së voni deri në nëntor do ta kuptojnë që tashmë një kohë aq gjatë po i ofrohet dikush nga rrethi i miqve.
Puna
Për shkak të punës jashtë orarit, në shkurt do të lini pas dore jetën private, mirëpo fitimet e mira do t’ju bindin që nuk jeni sakrifikuar kot. Nëse hetoni që në vendin aktual të punës po stagnoni dhe nuk po ju jepet shansi për avancim, mos lejoni që arsyet sentimentale t’ju detyrojnë që në maj të refuzoni ofertën për punë të re dhe më të mirë në të cilën do të keni raste më të mëdha që t’i shfaqni potencialet tuaja. Tetori ju sjell avancime.
Shëndeti
Plogështia të cilën e hetoni në shkurt, do të jetë pasojë e mungesës së lëvizjes dhe ushqimit të rëndë. Regjistrohuni në ndonjë klub sportiv dhe filloni të hani më shumë pemë dhe perime. Çajet nga bimët shëruese në mars do t’ju eliminojnë simptomat e para të ftohjes, ndërsa në tetor do t’ju ndihmojnë të përmirësoni shëndetin e veshkave dhe të mëlçisë. Gjatë asaj kohe patjetër shmangni alkoolin.
UJORI 21.01 – 18.02
Përmirësoni marrëdhëniet
Miqësia dhe dashuria sivjet do të gërshetohen, ndërsa komunikimi më i mirë me bashkëpunëtorët do të lehtësojë kryerjen e një numri gjithnjë e më të madh të detyrave.
Dashuria
Lidhjet e karakterit joformal që në fillim të vitit do të ngrihen në diçka serioze, duke pasur parasysh që vetë do ta ndieni nevojën për të. Pos në maj, kur mund të jenë të mundshme grindjet, marrëdhëniet shumëvjeçare do të freskohen me një dozë romantike dhe ndjenjë gjithnjë e më të thellë të lidhshmërisë dhe të afërsisë psikike. Beqarët dhe beqaret gjithnjë e më shumë kohë do ta kalojnë në shoqëri të personave të cilët deri në korrik do të mund t’u bëhen shumë më tepër se miq të mirë.
Puna
Nuk do të keni kohë të mjaftueshme për hulumtim në internet dhe për qëndrim në rrjetet shoqërore, eprorët në mars dhe prill nga ju do të kërkojnë gjithnjë e më shumë rezultate. Presioni i shtuar do të zbutet me zhvillimin e marrëdhënieve miqësore me kolegët të cilët me kënaqësi do t’ju ofrojnë ndihmë dhe do t’ju japin këshilla të dobishme. Në qershor do të zhvilloni një ide të shkëlqyeshme afariste, e cila do t’ju shtojë të ardhurat. Mos u hezitoni që ta realizoni.
Shëndeti
Në mars do të jeni në formë të shkëlqyeshme dhe do të kënaqeni me aktivitete fizike, tendosjen të cilën do ta ndieni në maj do të zbutet me shëtitje të gjata në natyrë, ndërkaq nëntori do të kërkojë që t’i përkushtoni shëndetit më shumë kujdes, mos e lozni vetë rolin e mjekut, transmeton Telegrafi. Problemi do të mund të jetë më serioz seç mendoni, ndërkaq me terapinë në kohën e duhur do t’i shmangni pasojat serioze.
PESHQIT 19.02 – 20.03
Me imagjinatë deri te jetesa më e mirë
Prirja për të fantazuar sivjet do të mund t’ju shpaguhet. Me ide kreative do të sillni gjallëri në marrëdhënie, mirëpo edhe do të avanconi në karrierë.
Dashuria
Emocionet romantike të cilat ju plotësojnë në shkurt, do t’ju ofrojnë pasqyrë fantazie të papërballueshme, andaj beqarëve dhe beqareve nuk do t’u mungojnë lidhjet dashurore. Do të jeni në humor të mirë për aventura afatshkurtra, por jo edhe për lidhje afatgjata. Mirëpo në pjesën e dytë të gushtit gjërat do të mund të fillojnë të ndryshojnë. Me shfaqjen e hapur të ndjenjave dhe me idetë imagjinatave personat që janë në lidhje do të gjallërojnë lidhjen dashurore, ndërkaq me udhëtim të përbashkët në nëntor do ta përtërijnë afshin.
Puna
Koha shpejt do të fluturojë, sepse edhe detyrat më të mërzitshme do të dini t’i bëni këndshëm. Në mars do të shfrytëzoni rastin për fitime plotësuese, ndërsa në tetor reputacioni profesional dukshëm do t’ju rritet. Për kthesat pozitive në karrierë mund t’u falënderoheni ideve kreative, të cilat me dëshirë do t’ua prezantoni eprorëve. Një pjesë të pushimit vjetor ruajeni për dhjetor, kur do t’ju nevojitet pushimi.
Shëndeti
Në mars do të jeni përplot energji. Përshtypja që jeni të pamposhtur do të tregohet e gabueshme në prill, kur do të mund t’ju paraqiten probleme me alergji apo dhembje të shpeshta të kokës, prandaj gjithsesi shkoni te mjeku. Teknika e relaksimit në maj do t’ju rinojë, ndërsa në dhjetor kërkon më shumë pushim dhe kujdes për shëndetin e eshtrave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...
Mund ta zgjidhni pa u nevrikosur? Kjo është një enigmë me nënë e bijë!
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje