Kam ardhur 10 ditë para Festivalit në Tiranë, e kam ndenjur 5 ditë kot në hotel, duke mos pasur në dorë asnjë material. Nuk shkuan gjërat ashtu siç mendova. Nuk kalova një provë të vetme të lidhur nga fillimi deri në fund. Skenarin, dy netët e fundit e kam marrë në dorë 2 orë para shfaqjes”.
Këngëtarja Ledina Çelo vjen në intervistën e saj të parë pas mbylljes së festivalit të 55-të të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, ku ajo ishte prezantuese dhe një ndër emrat më të përfolur të tij. Eventi më i rëndësishëm muzikor në vend, në të cilin më herët ka qenë edhe fituese, i rezervoi Ledinës jo vetëm komente në rrjetet sociale.
Nga prezantimi, te fustani i tejdukshëm që mbante veshur një nga tri netët, Ledina Çelo në intervistën e saj për “GSH”, jep sqarimin e saj. Këngëtarja shprehet se fustani për të cilin u përfol, nuk ishte qëllim në vetvete dhe se e gjithë zhurma erdhi për shkak të një fotoje me blic, çka nënkupton sipas saj se pa blic dhe me ndriçimin e skenës ai nuk do dukej siç u duk.
Mandej, ajo jep përgjigje për pse-të e ngritura, duke theksuar se nuk do të justifikohet. Këngëtarja shton se çfarë do të kishte dashur të ishte ndryshe dhe pse shumë ide të sajat nuk u realizuan.
Ledina, sapo mbylle përvojën si drejtuese e Festivalit të 55-të të Këngës në RTSH. Si ishte për ty? Do ta përsërisje sërish nëse do të ta kërkonin?
Në radhë të parë falënderoj TVSH-në për ftesën, duke më vlerësuar mua për të drejtuar një eveniment të përmasave të tilla, aty ku dhe nisi rrugëtimi im, e që më lidh me kujtime e emocione nga më të bukurat. Në momentin që m’u ofrua ky projekt, të jem e sinqertë, e mora me rezervë, për faktin se isha shkëputur nga angazhimet e mia artistike për një kohë relativisht të gjatë (prej ardhjes në jetë të dy fëmijëve të mi). Por dëshira e madhe për t’u takuar me publikun dhe magjia e asaj skene, më bëri të mos i rezistoja tundimit.
Çfarë nuk shkoi mirë?
Nuk shkuan gjërat ashtu siç mendova. Dua të përmend vetëm një fakt, që nuk kalova një provë të vetme të lidhur nga fillimi deri në fund me artistët pjesëmarrës. Më saktë, do të thosha që nuk u bë qoftë edhe një provë gjenerale. Gjithashtu, skenarin, dy netët e fundit e kam marrë në dorë dy orë para shfaqjes. Nuk e them këtë për t’u justifikuar, por kjo është e vërteta. Kam ardhur 10 ditë para festivalit në Tiranë, e kam ndenjur 5 ditë kot në hotel, duke mos pasur në dorë asnjë material. Dhe, shumë ide të miat që i kisha menduar në pikën time më të fortë të këndimit, ishte e pamundur të realizoheshin.
Cili ishte momenti më i bukur për ty?
Momenti më i bukur ishte muzikali i këngëve ndër vite dhe hologrami i Vaçe Zelës. Sigurisht, edhe pjesëmarrja e artistes botërore Inva Mula, skenografia për mua ka qenë madhështore… Do doja që atij kolazhi t’i renditeshin më shumë emra që i kanë dhënë asaj skene, si motrat Libohova, Manjola Nallbani, Ardit Gjebrea, Sabri Fejzullahu, Kozma Dushi, Bashkim Alibali, Frederik Ndoci etj., ose të vendoseshin në monitor të gjithë këta artistë, po për limit kohe nuk mund të këndoheshin më shumë në një kolazh.
Çfarë mund të na thuash për fustanin që bëri namin në rrjetet sociale?
Ndër vite, veshjet e mia kanë qenë ekstravagante. Ashtu siç të gjitha veshjet e stiluara aq bukur dhe aq stil nga “Geraldina Sposa”. Dua të përmend që ai fustan i zi që u përfol aq shumë, nuk ishte si qëllim në vetvete, por një foto e vjedhur me blic për qëllime dashakeqe në drejtim të atij evenimenti. Kurrë nuk kam dashur të keqkuptohem e të ofendoj spektatorin dhe ato figura emblematike që i kanë dhënë atij festivali.
Je penduar që e veshe?
Unë e vesha me dëshirën time atë fustan, pasi edhe ndriçimi në atelie, ishte në parametrat e skenës kur bëmë provën. Gjithçka, siç e thashë edhe më lart, ishte efekti surprizë i fotos së vjedhur me blic. Dua të shtoj edhe këtë: shoh një konkurrencë të pisët nëpërmjet kanaleve konkurrente. Ne artistet japim mesazhe, dhe unë ndër vite me këngët e mia, i kam kënduar dashurisë, mirësisë, kundër urrejtjes e emancipimit të gruas, që fatkeqësisht lë për të dëshiruar.
Kur do të vish sërish në Shqipëri?
Ndoshta në pushimet verore. Dhe, pse jo, atëherë edhe me një bashkëpunim.
Çfarë u uron shqiptarëve për Vitin e Ri?
Shqiptarëve u uroj sa më tepër dashuri e pozitivitet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo
Liam Payne do të nderohet me një homazh të veçantë në BRIT Awards: One Direction mund të ribashkohen në skenë
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift
Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Babai i Loredanës hyn në shtëpi, nuk aprovon lidhjen e saj: S’duhej të arrije deri në këtë pikë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite