Studiuesi thonë se mbi 90 përqind e rasteve të prekjes nga kanceri mund të parandaloheshin nëse të gjithë këto faktorë do të mund të evitoheshin.
Sipas tyre, zakone të shëndetshme si mospirja e duhanit, të paturit një peshë trupore të ekuilibruar, të ngrënit shëndetshëm dhe konsumimi i sa më pak alkool, nuk garantojnë se nuk do të prekeni nga kanceri, por këto faktorë ulin në mënyrë dramatike rrezikun për t’u prekur nga sëmundja.
Vitin e shkuar, një tjetër studim doli në përfundimin se pjesa më e madhe e rasteve të kancerit shkaktohen nga probleme të ADN-së, që gjenerohen rastësisht teksa trupi plaket dhe qelizat e tij ndahen.
Shkencëtarët thanë se kjo tregonte se, pjesa më e madhe e rasteve të kancerit, vinin për shkak të “fatit të keq”.
Për studimin e fundit, u vrojtuan katër analiza të mëparshme rreth shkaqeve të prekjes nga kanceri, si dhe disa nga të dhënat që u përdorën në studimin e një viti më parë. Megjithatë, rezultatet janë të kundërta.
Dr.Yusuf Hannun, i Universitetit Stony Brook, në SHBA, tha se teksa fati luan rrol, faktorët që na rrethojnë janë shumë më të rëndësishëm.
Kjo përfshin dietën ushqimore, alkoolin, duhanin, rrezet e dëmshme të diellit, disa viruse, ndotja e ajrit dhe disa faktorë të ngjashëm, që mbeten për t’u identifikuar.
Në një artikull për revistën “Nature” Dr. Hannun tha se gjenet e trashëguara nga prindërit janë shkaktarë vetëm në një numër të vogël të rasteve të kancerit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin