LAJMI I FUNDIT:

Adelina Thaçi thotë se bashkëshorti po e mund sëmundjen

Adelina Thaçi thotë se bashkëshorti po e mund sëmundjen

Bajrush Morina e ka bërë të qajë Adelina Thaçin.

E gjithë kjo pasi Morina i ka kushtuar një letër Bardhyl Metës, deputetit të LDK-së, i cili është njëherazi edhe bashkëshorti i këngëtares shqiptare.


Meta tash e sa kohë është duke u shëruar prej një sëmundje të rëndë në shtetin gjerman dhe se sipas këngëtares, deputeti kosovar po përballet me sukses.

Ky është postimi i Adelina Thaçit

Zt.Bajrush, jam Adelina (gruaja e Bardhit) qe po te shkruaj nga llogaria e Bardhylit — por Bardhylin e kam përball.
Gjatë leximit te shkrimit tënd unë për vete nuk e di nëse me shume qaja apo me shume qesha!? Por zemrën na e mbushe te dyve plot me vullnet, qe gjithsesi deri me 17 shkurt me e mund,”qofte-largun” siq po e quan Bardhyli te cilin do ta leme ne mbeturinat e Heidelbergut.
Po te lute mos e ndal kurrë dollinë…
Shëndet për ty, familjen dhe gjithë koleget tuaj te perbashket qe jeni mbledhur sonte aty.
Mirupafshim shpejt
B.M