LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e KEK-ut s’kanë bonuse për fundvit

Punëtorët e KEK-ut s’kanë bonuse për fundvit

Bordi dhe Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë thënë se nuk kanë mundësi financiarë për t’u shpërndarë bonuse punëtorëve të saj. Por sipas tyre nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen që gjenden forma për shpërndarjen e bonuseve.

“Nga viti 2009, në vazhdimësi kemi pasur rritje të pagave të punëtorëve për çdo vit, duke përfshirë edhe rritjen e vitit të kaluar prej 120 eurosh linearisht për të gjithë punonjësit e korporatës. Të gjitha këto rritje kanë favorizuar punëtorët me paga më të ulëta , duke zvogëluar gjithmonë dallimet mes pagave, që ishte një nga kërkesat kryesore të përfaqësuesve të sindikatës. Për më tepër, për herë të parë nga paslufta, ky menaxhement në vitin 2013, ka bërë sigurimin shëndetësor për të gjithë punëtorët e KEK-ut, me anën e të cilit mbulohen të gjitha shpenzimet shëndetësore të punëtorëve në të gjitha klinikat publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit. Këtë shërbim që ka një kosto të konsiderueshme për korporatën, nuk e kanë shumica e punëtorëve publik dhe privat në Kosovë”, thekson sqarimi i KEK-ut.

Kërkesa e Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut kërkesa e parë për qymyr ka hasur në mirëkuptim për realizim nga Bordi dhe menaxhmenti. |Ndërsa për kërkesën e dytë (bonus 200 euro) duke marr parasysh kufizimet afariste me ZRRE, procesin e shthurjes se korporatës dhe situatën e krijuar rreth bllokimit të fushës nga do të nxirret qymyri nga qershori 2017, nuk ka pasur asnjë premtim ne takimet e mbajtura dje dhe sot përpos gatishmërisë për diskutim dhe shtjerrjën e të gjitha mundësive në të mirë të stabilizimit makro financiar të korporatës”.

Ne këtë rast Bordi dhe menaxhmenti vetëm kanë kërkuar mirëkuptim deri në gjysmën e muajit janar do të shqyrtohet gjendja karshi këtyre kufizimeve, e cila do të diskutohet në mënyrë më të sinqertë më punëtorët dhe të gjithë përfaqësuesit e tyre të cilëve ju bëjmë thirrje për maturi dhe reflektim rreth situatës nëpër të cilën po kalon korporata. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Turqia synon tregti miliardëshe me Kosovën deri në fund të vitit

Turqia synon tregti miliardëshe me Kosovën deri në fund të vitit

Ekonomi
Peshkun e freskët mund ta ruani deri në 17 ditë? Si është e mundur kjo? Merrni pjesë në Masterclass ku ligjërojnë shefat nga Italia

Peshkun e freskët mund ta ruani deri në 17 ditë? Si është e mundur kjo? Merrni pjesë në Masterclass ku ligjërojnë shefat nga Italia

Frigo Deluxe
Qumështorja Vita - Familja më e madhe në rajon

Qumështorja Vita - Familja më e madhe në rajon

Qumështorja Vita
Ftesë për ofertë për shërbimet e mirëmbajtjes në rrjetin e IPKO

Ftesë për ofertë për shërbimet e mirëmbajtjes në rrjetin e IPKO

IPKO
Fishkëllima e fundit - Deri t’ja nis loja

Fishkëllima e fundit - Deri t’ja nis loja

Gorenje Department Store
Ministria e Financave fton punëdhënësit dhe punëkërkuesit në veri të regjistrohen për të aplikuar për masën e punësimit

Ministria e Financave fton punëdhënësit dhe punëkërkuesit në veri të regjistrohen për të aplikuar për masën e punësimit

Ekonomi
Kalo në kategori