Çdo i pesti banor i Maqedonisë është shpërngulur nga shteti, kështu thotë hulumtimi i Qendrës Hulumtuese Amerikane PJU. Ky hulumtim ka shfrytëzuar të dhëna nga viti 2015 nga Kombet e Bashkuara dhe e ka vendosur Maqedoninë në një linjë me Kazakistanin, Sirinë, Trinidadin dhe Tobagon dhe Portugalinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Njohësit e rrethanave ekonomike në vend për televizionin Shenja, thonë se shkaqet për largim nga vendi janë nga më të ndryshmet, duke vënë theks të veçantë mbi aspektin financiar, sistemin arsimor të dobët në vend, si dhe sistemin e drejtësisë që në vendin tonë funksionon në mënyrë selektive.
Ekonomisti Milaim Ameti, tha mes tjerash se arsyeja sociologjike ndikon në largimin nga vendi, pasi të rinjtë shohin se si nëpër vende tjera funksionon sistemi shtetëror, drejtësia dhe se si ligjet janë të barabarta për të gjithë, gjë që sipas tij, u ofron atyre më tepër siguri dhe prandaj vendosin që të largohen.
Hulumtimi i Qendrës Hulumtuese Amerikane PJU, tregoi se 9 shtete kanë humbur një të pestën ose më shumë nga popullata. Situata më e keqe është në Bosnjë Hercegovinë, ku një e treta e të lindurve tani janë në mërgim. Pas Bosnjës në një situatë të palakmueshme renditet edhe Shqipëria ku 28 % e shqiptarëve e kanë lëshuar vendin e tyre amë, njëjtë sikurse në Xhamajkë.
Në Armeni një e katërta e të lindurve në vitin 2015 kanë jetuar jashtë vendit. Raporti tregon se emigrimi ka një efekt të rëndësishëm demografik mbi shtetet. Për shembull, Shqipërinë e kanë lëshuar shumë të rinj, përderisa Trinidadin dhe Tobagon kuadro të kualifikuara lartë. Në disa raste, emigrimi midis grupeve të caktuara mund të nxisë disbalanc serioz demografik, si plakjen e popullatës dhe krijon probleme edhe në numrin e kuadrit të kualifikuar në ato vende./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
BDI: Shkarkimi i Ilire Dautit, tentim i turpshëm për të kaluar ligjin e “branitellave” me çdo kusht
Shaqiri: BDI nuk ka të drejtë morale të flet për drejtësi
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025