Viti 2016 ka reflektuar suksese dhe ballafaqime me sfida të ndryshme për Trepçën.
Megjithatë, është viti më i suksesshëm i pasluftës, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar, gjendja financiare është për 109 për qind më e mirë.
Kështu ka bërë të ditur mes tjerash menaxheri i përgjithshëm i Ndërmarrjes Trepça, Ahmet Tmava, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarë, që u mbajt sot në Mitrovicë.
Sipas tij, nuk është më aspiratë, por realitet, se Ligji për Trepçën tani e njeh atë vetëm si një tërësi e cila do të funksionojë si e tillë dhe jo ndryshe.
“Viti 2016 mund të konstatohet si një vit shumë i suksesshëm, vit i cili më në fund e ka kurorëzuar edhe statusin e Trepçës dhe është bërë finalizimi i ligjit për Trepçën, që tanimë është veç në fuqi, dhe me angazhim të jashtëzakonshëm të të gjithë të punësuarve…kemi arritur që vitin 2016 në aspektin e prodhimit ta përmbyllim me një sukses që reflekton vitin më të suksesshëm në aspektin e prodhimit dhe krijimit të të hyrave nga shitja e koncetratit, si viti më i suksesshëm i pasluftës….
Në aspektin financiar të krijimit të të hyrave krahasuar me vitin e kaluar, është për 109 për qind më i mirë dhe gjendja financiare e Trepçës është shumë më e mirë sesa çdoherë që ka qenë më tutje… Për herë të parë vihet deri tek një bilanc pozitiv, e ky bilanc ka ardhë si rezultat i kursimeve të shumta në çdo vijë buxhetore, por edhe angazhimit të jashtëzakonshëm të të gjit hë të punësuarve në Trepçë… Përveç intensifikimit dhe masave të shtuara të kursimeve, edhe në kuadër të prodhimeve kemi bërë një angazhim që shfrytëzimi dhe eksploatimi i resursit të bëhet në mënyrë sa më racionale…
Gjithashtu një vlerë e shtuar e angazhimit ka reflektuar edhe angazhimi në prodhimin e koncentratit kualitativ, që na ka mundësu jo vetëm në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve në kontratë për shitblerje, por edhe në vlerën shitëse të reflektojë interes… Tanimë nuk është aspiratë, është realitet, ligji për Trepçën e njeh Trepçën një tërësi e cila do të funksionojë si e tillë”, ka thënë Tmava.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës