Orientalisti i njohur dhe kryetari i Institutit Rus për Lindjen e Mesme, Jevgenij Satanovski, i intervistuar dje në programin “Dy deri në pesë” të radios “Vesti” në Rusi ka dhënë një varg deklaratash interesante lidhur me vrasjen e ambasadorit rus, Andrei Karlov, në Ankara.
I pyetur për mendimet dhe analizën e tij lidhur me këtë sulm ndaj Rusisë, z. Satanovski është shprehur se me ç’po shohim, atentatori, Mevlut Mert Alltuntash po del se ka qenë pjesë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi, e cila drejton vendin që prej vitit 2002.
“Deklaratat e Turqisë, sidomos ato të kryetarit të bashkisë së Ankarasë, Melih Gokçek, nuk janë veçse përralla për t’ua treguar gjysheve në mbrëmje, sepse fëmijët nuk i besojnë,” – është shprehur ai, duke ironizuar qëndrimin e mbajtur nga shumë zyrtarë të lartë turq.
A do të ndikojë ky akt në marrëdhëniet e brishta dhe të saporregulluara disi mes Turqisë dhe Rusisë, specialisti rus për çështjet e Lidhjes së Mesme i është shprehur se për të ky rezulton të jetë një akt i kryer jo nga ana e turqve, por nëse del e kundërta atëherë “po, marrëdhëniet ndikohen, madje shumë rëndë,” – ka thënë ai.
Një tjetër specialist, turkologu dhe njëherazi drejtori i Qendrës Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomacisë Publike, Vladimir Avatkovi, i intervistuar nga gazeta “Euro Asia Daily”, është shprehur se “të thuash se Alltuntashi ishte pjesë e lëvizjes “Gylen” është e palogjikshme.
Së pari, nëse do të dihej kaq mirë që ka qenë pjesë e lëvizjes, ky njeri do të ishte larguar menjëherë, pa as më të voglën mëdyshme, nga detyra pas tentativës për grusht shteti në 15 korrik”.
Ndërkohë, kryetari i një prej partive kryesore opozitare në Rusi, siç është Partia Bolshevike Kombëtare, Edvard Limonovi, është shprehur se ky nuk është fare “provokim”, siç e ka cilësuar presidenti ynë.
“Ne e dimë shumë mirë që Halepi ka qenë një nga qytetet më të veçanta osmane dhe Turqia e ka dashur gjithnjë atë qytet. Nuk është sekret që në 16 dhjetor në Halep u kapën plot 61 oficerë të lartë të NATO-s, mes të cilëve kishte edhe turq. Kjo është një hakmarrje; atentatori bërtiti për Halepin, ngase e dinte që do të vdiste për disa minuta,” – ka qenë qëndrimi i tij, i cili është ashpërsuar ndjeshëm në fund të intervistës me gazetarin e njohur rus, Ivan Zuev.
“Erdogani është një aleat gënjeshtar. Në thelb, nga ana e tyre marrëdhëniet nuk janë përmirësuar asnjëherë. Gjithçka është dukur si përmirësim vetëm sajë naivitetit tonë. Rusia duhet të shkëpusë menjëherë marrëdhëniet dhe të largojë ambasadorin turk nga Rusia”.
Ndërkohë që në shtypin rus ka nisur një diskutim i gjerë dhe i nxehtë lidhur me këtë ngjarje, edhe në Turqi, ato pak gazeta të mbetura që bartin frymë opozitare nuk kanë ndenjur të heshtura, si duke i dhënë jehonë debatit në Rusi, si duke publikuar të dhëna interesante për lidhjet e dyshimta që atentatori ka pasur me grupime ekstremiste dhe partinë që qeveris në vend.
Si babai, si shumë shokë të afërt të atentatorit tregojnë se ai kishte nisur të shoqërohej dhe të jetonte me persona të përfshirë në grupime që sot cilësohen si celula parapërgatitore për El-Nusran.
Fare papritur, dje qeveria turke ka marrë vendim të menjëhershëm për ndalimin e transmetimit të lajmeve lidhur me vrasjen e ambasadorit rus javën e shkuar, duke qenë se kjo mund të ndikojë negativisht hetimet që janë në proces e sipër. /panorama/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan
Franca dhe Britania e Madhe lejojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë me raketat SCALP dhe Storm Shadow
Zyrtari rus thotë se vendimi i Washingtonit mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit