Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ka thënë se Prishtina po vazhdon t’ua mohojë serbëve të drejtat elementare të tyre dhe se për këtë arsye përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë vendosur që vetë t’i marrin punët në duar të veta.
Nëpërmes një komunikate për mediet serbe, kryetari i Mitrovicës së veriut ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të mos jetë vetëm shikues i situatës, sepse siç ka thënë ai, “Prishtina nuk mund t’i bllokojë proceset politike, të cilat kanë për qëllim normalizimin e situatës në Kosovë, e serbët nuk mund të jenë peng i elitës së papjekur politike shqiptare, e cila qartë nuk ka kurrfarë ideje se si në Kosovë të funksionojë shoqëria demokratike”.
Rakiq ka thënë se “Zajednica” është në interes të të drejtave kolektive të serbëve, ndërsa muri në veri të Mitrovicës është pjesë e marrëveshjes për urën dhe në përgjegjësi të pushtetit lokal, respektivisht të Mitrovicës së veriut.
“Nëse Prishtina dhe Brukseli shpejt nuk e zbatojnë atë që është parashikuar dhe atë që është përcaktuar me marrëveshjen e Brukselit për Bashkësinë e Komunave Serbe, atëherë ne, përfaqësuesit politikë të serbëve, nga 15 shkurti 2017 do ta formojmë ‘Zajednicën’. Për këtë vendim që kemi marrë e kemi informuar kryeministrin Vuçiq, nga i cili kemi kërkuar që të na mbështesë në realizimin e këtij qëllimi, për shkak se Prishtina e ka prolonguar deri më tani formimin e ‘Zajednicës”’, ka thënë Rakiq. Ai ka përmendur edhe Ligjin për “Trepçën”, si dhe pohimet e ministres për Dialog, Edita Tahiri, e cila ka thënë, se AKS nuk do të formohen pa u rrënuar muri.
“Prishtina jo vetëm që nuk respekton të drejtat elementare të serbëve, por nëpërmes të institucioneve të saj sjell ligje që cungojnë të gjitha të drejtat për të vendosur dhe për të poseduar me pronën dhe pasurinë në komunat e tyre. Kështu me ligj të njëanshëm për “Trepçën” dhe me Ligjin për Investime Strategjike, Prishtina plotësisht ka shkelur të drejtat e popullit serb që janë garantuar me marrëveshjen e Brukselit, e që një pjesë e madhe e të cilës ka të bëjë me ZSO (Zajednica Srpskih Opstina). E që Prishtina nuk e ka ndërmend fare të fillojë me formimin e ‘Zajednicës’ dëshmon edhe deklarata e Edita Tahirit, të martën, e cila si shkas për mosfillimin e formimit të ZSO-së e ka marrë murin në veri të Mitrovicës. Edita ka thënë se ‘Zajednica’ do të formohet kur të rrënohet muri, por muri dhe ‘Zajednica’ nuk kanë asnjë lidhje mes vete”, ka sqaruar Rakiq.
Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ka thënë në komunikatë, se ‘Zajednica’ është mënyra e vetme që të ndërpritet margjinalizimi politik i popullit serb në Kosovë, ndërsa siguron se durimit të serbëve i ka ardhur fundi, sepse siç thotë ai, “Prishtina nuk po i merr seriozisht kërkesat tona”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij
Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij