LAJMI I FUNDIT:

“Arrëthyesi” edhe në Tiranë! (Video)

“Arrëthyesi” edhe në Tiranë! (Video)

Atmosfera e festave të fundvitit do të zbresë edhe në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, mbrëmjet e 28 dhe 29 dhjetorit. Baleti ikonë i Krishtlindjes, “Arrëthyesi” nuk do të mungojë edhe në skenën shqiptare, transmeton TCH.

“Është një koreografi tërësisht e re, kemi bërë nëj risjellje ndryshe sa i përket kostumografisë. Ngjarja zhvillohet në një shtëpi presidenciale dhe kam menduar pikërisht që të jetë një sallon mondan sa i përket veshjeve. Historia nuk ndryshon asnjëherë, skenografia mund të ndryshojë me kalimin e kohës, por risi është gjithmonë koreografia në këtë rast”, tha Enada Hoxha, drejtore baleti në TKOB.

“Arrëthyesi”, kompozimi i njohur i Tschakovskit, do të vijë si një pjesë e pazëvendësueshme e skenave botërore në prag festash.


“Unë mendoj se disa vepra të repertorit klasik duhet të mbeten klasik, siç kanë mbetur edhe përrallat klasike. Ashtu duhet të jetë edhe historia, e tillë duhet të përçohet edhe në balet. Unë jam gjithmonë për të përçuar më klasiken dhe më luksin në skenë, sepse mendoj se kjo e bën më tërheqëse baletin apo edhe operën”, tha më tej Enada Hoxha.

“Arrëthyesi” do të mbyllë me atmosferë festive sezonin në TKOB, ndërsa për sezonin e ri dhe fatin e skenës aktuale të këtij institucioni, që do t’i nënshtrohet shpejt rikonstruksionit, do të duhet të pritet ende fillimi i vitit tjetër.

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Kalo në kategori