LAJMI I FUNDIT:

LPM kërkon shfuqizimin e zgjedhjeve në Maqedoni

LPM kërkon shfuqizimin e zgjedhjeve në Maqedoni

Lëvizja popullore për Maqedoninë (LPM) konteston zgjedhjet e 11 dhjetorit. Kryetari i saj Janko Baçev dorëzoi padi në Gjykatën Themelore Shkupi 2, për prishjen e 7 listave për kandidat dhe rezultati zgjedhor, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Njëra është lista e kandidatëve të VMRO-së për Maqedoninë. Dy lista jo ligjore ka “E majta”. Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi ka përfshi edhe dy shoqata si dhe gjitha partitë shqiptare, BDI, PDSH, Besa dhe Aleanca për shqiptarët kanë sjellë listat e tyre vetëm në gjuhën shqipe dhe në mënyrë jo ligjore në 5 njësitë e para zgjedhore edhe pse ligji është i qartë përcakton parimin e 20 përqindëshit. Derisa nuk kemi sukses në terrenin vendor, e vetmja mundësi na mbetet në gjyqin ndërkombëtarë. Do ta hedhim topin në terren ndërkombëtarë dhe ta kërkojmë drejtësinë në Strasburg”, tha Janko Baçev, Kryetar i LPM-së./Telegrafi/