LAJMI I FUNDIT:

Në Lutje të Mëngjesit, nga Kosova vetëm Petroviqi (Video)

Në Lutje të Mëngjesit, nga Kosova vetëm Petroviqi (Video)

Shumë personalitete politike shqiptare patën dalë hapur kundër zgjedhjes së Donald Trump-it president i ShBA-ve. E patën kritikuar atë duke e cilësuar si të keqën më të madhe që mund t’i shkaktohej jo vetëm Amerikës por edhe shteteve tjera.

Por, tash kur Trump veçse pret të akomodohet në Shtëpinë e Bardh, duket se ka ndryshuar qasjen ndaj Kosovës, krahasuar me pararendësit e tij.

Kjo për faktin se në lutjet tradicionale në Uashington, deri më tani është ftuar vetëm Sllobodan Petroviç, Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, raporton TribunaChannel.


Mazllum Baraliu, Profesor në Universitetin e Prishtinës thotë se vazhdimi i krizave në vend është një gjë që nuk lë shije të mirë për Kosovën dhe udhëheqësin e saj.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se kjo boshatisje e liderëve kosovar në këtë ceremoni mund të jetë mesazh për Listën Serbe, por edhe për të gjithë klasën politike kosovare.