Thirrje qytetarëve që deri të premten të dorëzojnë elaborate për legalizimin e ndërtimeve pa leje
Shefi i Sektorit për urbanizëm, komunikacion, veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit jetësor në Komunën e Gostivarit, Jeton Salija përmes një konference për shtyp ka thirrur qytetarët që aplikuan për legalizim të objekteve të ndërtuara paleje që deri ditën e premte kur dhe përmbyllet afati i lejuar ligjor, të dorëzojnë elaborate gjeodezike, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
“Sipas Ligjit për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje në Republikën e Maqedonisë, të gjithë qytetarët që aplikuan në afatin e parë në vitin 2011, janë të obliguar që dokumentacionin ta kompletojnë me elaborate gjeodezik më së voni deri në dhjetorin e vitit 2016. Si rezultat i ndryshimeve ligjore të ligjit për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje, u mundësua prolongimi i afatit për dorëzimin e elaborateve gjeodezike deri më 31 Dhjetor të vitit 2016”, potencoi Salja.
“Për shkak se afrohet afati kohor dhe me qëllim që të gjithë qytetarët që bënë kërkesë për legalizim të objekteve paleje në afatin e vitit 2011, të arrijnë të përfundojnë procedurën dhe të pajisjen me aktvendim për legalizim të objekteve të tyre, Komuna e Gostivarit apelon që të respektohet afati ligjor dhe në kohë të kryejnë obligimet e tyre në afatin e paraparë ligjorë”sqaroi.
“Një thirrje e veçantë u bëhet mërgimtarëve të cilët kanë aplikuar për legalizim të objekteve, të shfrytëzojnë praninë e tyre në vendlindje për të përmbyllur këtë proces në afatin e paraparë ligjor. Në të kundërtën, sipas Ligjit për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje, procedura do të ndërpritet dhe qytetarët do të humbin të drejtën për legalizimin e objekteve të tyre. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka urdhëruar administratën, dhe veçanërisht kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve që merren me shqyrtimin e lëndëve për rregullimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, që në periudhën e ngelur të shtojnë angazhimet e tyre me qëllim që çdo qytetari t’i dilet në ndihmë për të arritur në kohë dhe me sukses të përmbyllin lëndët e tyre për legalizim”, shtoi Salija, i cili bëri me dije që në dy afatet e parapara ligjore në Komunën e Gostivarit aplikuan për të legalizuar objektet e tyre gjithsej 12.734 persona fizik dhe juridik.
Nga ata, deri tani aktvendime të plotfuqishme kanë pranuar 4.065 aplikues, kurse pëlqime urbanistike kanë marrë gati 300 kërkues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje