Ngrohja është brenga e çdo familjeje gjatë stinës së dimrit, kur temperaturat janë shumë të ulëta. Edhe qytetarët e anketuar nga Televizioni Shenja, ankohen se nuk arrijnë që me të ardhurat e tyre të sigurojnë dru për të kaluar dimrin. Disa prej qytetarëve ankohen për çmimin e lartë të druve e disa të tjerë për të ardhura të ulëta që nuk u mundësojnë atyre që të sigurojnë ngrohje për të gjithë sezonin.
“Shtrenjtë janë por çfarë të bëjmë, 3400 denarë një metër kub dru. Me 100 bela, tu e shty me zor”, tha njëri nga qytetarët e anketuar.
“Me dru nga pak nxehemi, e me rrymë nga pak. Nuk është I volitshëm po s’kemi çfarë të bëjmë. Të shtrenjta janë çmimet, në fakt nuk ka të holla, se nuk janë edhe aq të shtrenjta, por nuk ka të holla”, tha një qytetar tjetër.
Ata ankohen se për të siguruar kushtet elementare duke përfshirë këtu edhe ngrohjen, detyrohen që të futen nëpër borxhe të shumta.
“Duhet pyetur ky popull se si do të jetojmë kështu, nuk është një ditë e dy, duhet të jetojë ky popull. Me 3500 denarë, a pension është ai? Kjo është katastrofë, mirë që keni dalë, mirë që e pyetni popullin, ne jemi duke jetuar me zor, kjo është katastrofë e madhe”, tha njëri nga qytetarët.
Përderisa shumica e qytetarëve ankohen për çmimin e lartë të druve, pronarët e depove ankohen për shitje të ulët. Ata nuk deshën që të prononcohen para kamerave, megjithatë thonë se drunj ka mjaftueshëm, si dhe çmimi I tyre është i volitshëm por nuk ka blerës. Sigurisht që kjo shfaq më së miri gjendjen ekonomike të qytetarëve, të cilët nuk arrijnë të sigurojnë as edhe nevojat elementare. Përderisa në hapësirat private metri i druve është 3500 denarë, në ndërmarrjet pyjore ky çmim është 2400, por tanimë vështirë se mund të gjeni drunj në këto ndërmarrje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Një grua u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshorti, shkaku i një borxhi
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Posta e Maqedonisë në krizë, kërkohet rritje stafi dhe rritje e pagave
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj