LAJMI I FUNDIT:

​Cavani së shpejti rinovon me PSG-në

​Cavani së shpejti rinovon me PSG-në

Pas vazhdimit të suksesshëm të kontratës së mbrojtësit dhe kapitenit Thiago Silva, PSG tani do të rinovojë kontratën e re edhe më sulmuesin Edinson Cavani.

Mediat francez shkruajnë se reprezentuesi i Urugait së shpejti do të firmos kontratën e re me kampionët e Francës.Kreu i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi thotë se shumë shpejtë do të rinovohet kontrata e re me Cavanin.

“Ne do të firmosi shumë shpejtë këtë gjë me Cavanin. Kjo është bërë gati. Unë gjithmonë kam thënë se Cavani është një prej sulmuesve më të mirë në botë dhe ne do të vazhdojmë më atë”, ka thënë Al-Khelaifi.


Duket se kanë mbetur disa detaje të vogla para së të zyrtarizohet kontrata e re mes PSG-së dhe Cavanit, i cili tek klubi parisien ishte transferuar në vitin 2013.