LAJMI I FUNDIT:

Pse u ndërtua Stonehenge?

Pse u ndërtua Stonehenge?

Edhe pse është një nga monumentet më të famshme të botës, rrethi i gurëve para-historikë, të njohur si mbetjet e Stonehenge fshihen në mister. Të ndërtuara në Salisbury Plain në Angli, Stonehenge është ndërtuar në disa faza të ndryshme mes viteve 3000 dhe 1500 para erës sonë, që përfshin periudhën e Neolitit në epokën e bronzit.

Madhësia e këtyre gurëve tregon se Stonehenge ishte me rëndësi jetike për njerëzit antikë që e ndërtuan atë, por qëllimi i monumentit ka  qenë subjekt i spekulimeve të shumta për shekuj me radhë. Teoritë mbi të kanë qenë të shumta, si nga një objekt i lashtë si qendër shërimi, por edhe si një vend për uljen e alienëve.

Në shekujt 17 dhe 18, shumë besonin se Stonehenge ishte një tempull i ndërtuar nga paganët keltë si qendër për adhurimin e tyre fetar.


Por dijetarët e fundit kanë arritur në përfundimin se Stonehenge shihej si një destinacion pelegrinazhi. Një hipotezë e qëndrueshme për qëllimin e ndërtimit të Stonehenge vjen nga një vëzhgim fillestar, i bërë nga dijetarët në shekullin e 18. Sipas tyre hyrja e monumentit përballet me ngritjen e diellin në ditën e solsticit veror.

Ky orientim sugjeron se astronomët e lashtë mund ta kenë përdorur Stonehenge si një lloj kalendari diellor për të ndjekur lëvizjen e diellit dhe hënën dhe shënonte ndryshimin e stinëve.

Megjithatë janë zbuluar teori të ndryshme në bazë të qindra eshtrash njerëzit që janë gjetur në atë vend. Prania e këtyre mbetjeve sugjeron se Stonehenge mund të ketë shërbyer si një tokë e lashtë të varrimi, si dhe një kompleks ceremonial dhe tempull për të vdekurit, transmeton tiranaobserver.

Në vitin 2010 arkeologët zbuluan një rreth të dytë guri që ndodhej pak më shumë se një milje larg nga Stonehenge historik më i famshëm i quajtur “Stonehenge blu”. Ky monument ofron më shumë prova se Stonehenge mund të ketë qenë pjesë e një kompleksi të madh përkujtimor, ku individët e nivelit të lartë morën pjesë në ritet e ndërlikuara dhe ceremonitë në nder të të vdekurve.