Burgim efektiv dhe gjobë ndaj zyrtarëve, të akuzuar për përvetësim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare
Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 23 dhjetor 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit S.Rr dhe S.R, të cilët në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘përvetësimi në detyrë’.
Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimeve gjyqësore, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, ndaj të akuzuarit S.Rr për veprën penale të kryer në bashkëkryerje në vazhdim përvetësimi në detyrë, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj, si dhe dënim me gjobë në shumë prej gjashtëqind (600) euro.
Ndërkaq të akuzuarin S.R, për të njëjtën vepër penale e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej katërqind (400) euro.
Trupi gjykues po ashtu obligoi të pandehurit që palës së dëmtuar t’i kompensojnë shumën prej dhjetëmijë e shtatëqind e njëmbëdhjetë (10.711.16) euro.
“Ndaj të pandehurve S.Rr dhe S.R, ishte ngritur aktakuzë sipas dyshimit të bazuar se të njëjtit në janar të vitit 2015 deri në qershor të vitit 2015, i akuzuari i parë S.Rr si person përgjegjës në filialin e një institucioni financiar në Ferizaj, kurse i akuzuari S.R si punëtor në Qendrën e Kontrollit Teknik në Ferizaj, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë përvetësuar shumën prej 10.711.16 euro, e cila është paguar nga klientët e një kompanie sigurimesh për polisat e sigurimit të automjeteve, si dhe shumën prej 1.647.38 euro që janë paguar në emër të një kompanie tjetër sigurimesh të cilat i kanë paguar klientët për polisat e sigurimit të automjeteve”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje