LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Rifat Jashari i kishte thënë Azem Sylës se ai e rrethi i tij janë fajtorë sa Millosheviqi për vrasjen e Jasharëve (Video)

Zeka: Rifat Jashari i kishte thënë Azem Sylës se ai e rrethi i tij janë fajtorë sa Millosheviqi për vrasjen e Jasharëve (Video)

Sonte në emisionin “Komiteti Qendror” – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin – gazetari Milaim Zeka ka folur për një takim të cilin e kishte kërkuar vëllai i heroit Adem Jasharit, Rifat Jashari, me ish-deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla

Zeka ka thënë se ky takim u mbajt në vitin 1998, pas vrasjes së anëtarëve të familjes Jashari nga forcat serbe, duke treguar se Rifat Jashari i kishte kërkuar edhe atij që të ishte i pranishëm.


Gazetari ka shtuar se në prezencën e tij, vëllai i Adem Jasharit e kishte akuzuar Sylën dhe pjesëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se kishin një pjesë të fajit pse familja e tij iu vra.

Zeka në “Komiteti Qendror” ka treguar se Rifat Jashari i kishte thënë Sylës se për aq sa kishte faj presidenti famëkeq i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, për vrasjen e familjes Jashari, aq kishte faj edhe Syla dhe njerëzit përreth tij të cilët nuk i kishin dorëzuar armët që iu kishin dërguar Adem Jasharit.

Për më shumë, shikojeni intervistën e plotë me Milaim Zekën.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori