LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Yll Kaçaniku transferohet te Mamak DSI Ankara

Zyrtare: Yll Kaçaniku transferohet te Mamak DSI Ankara

Basketbollisti kosovar, Yll Kaçaniku, karrierën e tij në basketboll do ta vazhdojë në kampionatin turk te skuadra Mamak DSI Ankara.

Lajmin për arritjen e kësaj marrëveshje e ka konfrimuar vet basketbollisti për GazetaOlle.com

“Kam arritur marrëveshje me skuadrën e Mamak DSI Ankara. Arsyeja pse zgjodha këtë ekip është se kanë synime të mëdha në ligë, edhe pse sezonin nuk e kanë filluar mirë. Tashmë me ndërrimin e trajnerit dhe me disa përforcime synimet janë rritur sërish”, deklaroi Kaçaniku.


Ndryshe ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, zbuloi edhe një arsye të veçantë pse u transferua në këtë klub.

“Këtu kam ardhur edhe për shkak të trajnerit, pasi ai ka qenë trajneri im i parë në Turqi, normalisht edhe kushtet e mira dhe kontrata”, përfundoi Kaçaniku