LAJMI I FUNDIT:

Andov: Retorika e Gruevskit në dëm të vetvetes por edhe Maqedonisë në përgjithësi

Andov: Retorika e Gruevskit në dëm të vetvetes por edhe Maqedonisë në përgjithësi

Kriza politike dhe publikimi i bombave nga ana e LSDM-së, kanë ndikuar që OBRM-PDUKM-ja t’i humb 12 deputetë. Kështu u shpreh ish kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov në emisionin ‘Arena’ në TV Shenja. Duke komentuar fjalimin e fundit të Gruevski, Andov tha se ai fjalim ishte i keq për të, për partinë që e drejton ai, por edhe për Maqedoninë në përgjithësi.

“Fjalimin e kishte në sensin që ne shkëpusim lidhjet me miqtë tanë me të cilët punojmë bashkë, ku dhe si do të jemi…theks të tillë kishte. Nëse shkëput lidhjen me ambasadorët ai e bën këtë me shtetet e tyre. Dikush do të duhej ti sqarojë se ekzistojnë doracakë për protokoll diplomatik dhe konzular ku shkruan qartë kush kë e përfaqëson, si fitohet e drejta të bëhesh ambasador”, ka deklaruar Stojan Andov, ish kryetar i Kuvendit.

Shfaqen ambasadorët e ”vdekur” nëpër internet (Foto)
Lexo po ashtu Shfaqen ambasadorët e ”vdekur” nëpër internet (Foto)

Sa i përket formimit të një qeverie në Maqedoni, Andov tha se opsioni më i mirë do të ishte formimi i qeverisë së koalicionit të gjërë në të cilin do të merrnin pjesë gjithë partitë parlamentare, por vlerëson se ky opsion është vështirë i realizueshëm.


“Zgjidhje tjetër është të formohet qeveri ndoshta e shumicës ose qeveri e pakicës, kur partia më e madhe nuk ka vetë 61, por bashkë me parti tjera të mund të formojë qeverinë e ashtuquajtur të pakicës, kur edhe partitë që nuk do marrin pjesë në të do ta mbështesin atë. Ide të tillë dëgjova nga BESA”, ka thënë më tej ai.

Edhe pse në njëfarë mënyre formimi i qeverisë së ardhshme varet nga vullneti i partive shqiptare, Andov tha se çështjet e hapura të shqiptarëve nuk duhet të shihen në prizmin e ndarjes dhe kushtëzimin për formimin e Qeverisë, edhe pse sipas tij nuk ka pasur vullnet politik nga ana e OBRM-PDUKM-së për zgjidhjen e çështjeve të shqiptarëve, por duhet të dokumentohen kërkesat e partive shqiptare për problemet etnike, dhe të rishikohet Kushtetuta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori