LAJMI I FUNDIT:

Publikohet më në fund fotoja e drejtuesit të Aldo Morning Show (Foto)

Publikohet më në fund fotoja e drejtuesit të Aldo Morning Show (Foto)

Çdo shqiptar që e ka dëgjuar të paktën një here e dallon menjëherë se zëri i kujt është, ndërsa për qindra mijëra persona të tjerë, fytyra e drejtuesit të Aldo Morning Show mbetet një enigmë.

Kjo pasi Aldo Lipe, regjisori dhe drejtuesi i emisionit të mëngjesit, ka zgjedhur të qëndrojë larg publikut dhe të jetë enigmë për këtë të fundit.

Sigurisht, njerëzit me të cilët ai punon dhe kolegët e tij e njohin Aldon, dhe është ky i fundit ai që ka zgjatur kokën për të dalë në foto me dietologen Blerina Bombaj dhe Ardit Gjebrean.


Dietologia e ka publikuar foton në Instagram, duke e bërë publike fytyrën e Aldos. Se sa do i pëlqejë kjo gjë këtij të fundit, vetëm ai e di./