LAJMI I FUNDIT:

Kjo ishte paraqitja e Ledina Çelos në festivalin e RTSH-së me fustanin transparent (Foto)

Kjo ishte paraqitja e Ledina Çelos në festivalin e RTSH-së me fustanin transparent (Foto)

Këngëtarja Ledina Çelo është paraqitur sonte (e mërkurë) në natën e parë të edicionit të 55-të të Festivalit të RTSH-së si prezantuese, pas shumë vitesh mungesë në skenë.

Prezenca e saj u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku, por nuk mund të themi të njejtën gjë edhe për veshjen.


Fustani i zi transparent, që këngëtarja veshi në pjesën e dytë të festivalit zbulonte më shumë se ç’duhej, dhe kjo bëri që publiku të zhgënjehet paksa me këngëtaren, prej së cilës për kaq vite mungesë, prisnin një paraqitje më dinjitoze.

Kjo është paraqitja transparente e Ledina Çelos në natën e parë të Festivalit të 55-të në RTSH.

Ndonëse festivali është zhvilluar në orët e vona, ai është transmetuar në të gjitha kanalet shtetërore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, ndaj dhe ekstravaganca e tepërt në këto ekrane, nuk është shumë e përshtatshme për llojllojshmërinë e audiencës.

Megjithatë, Ledina ishte perfekte në të gjitha komponentët e tjerë sa i përket prezantimit dhe qëndrimit në skenë.

Kujtojmë që ajo është shpallur fituese e këtij festivali vite më parë, ku më pas përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2005, me këngën “Nesër Shkoj”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Massimiliano Varrese do të futet në Big Brother VIP Albania? Olti Curri nxit pritshmëri

Massimiliano Varrese do të futet në Big Brother VIP Albania? Olti Curri nxit pritshmëri

Magazina
Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale - Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e

Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale - Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Kalo në kategori