LAJMI I FUNDIT:

Zanfina mezi pret që ky vit të përfundojë (Foto/Video)

Zanfina mezi pret që ky vit të përfundojë (Foto/Video)

E ka cilësuar si vitin e saj më të keq në aspektin emotiv, por këngëtarja Zanfina Ismaili duket se është e lodhur nga 2016-ta, dhe mezi pret të vijë ora 00:00 e datës 31 dhjetor.

Këtë gjë e ka bërë të ditur së fundmi përmes një statusi të publikuar me fotografi në Instagram Story.

“Mezi pres që ky vit të përfundojë”, ka shkruar Zanfina në mbishkrimin e fotografisë.


Zanfina: “Mezi pres që ky vit të përfundojë”. Foto nga Instagram Story.

Kujtojmë që ky vit ka qenë shumë i pafat për këngëtaren, pasi ajo gjatë këij viti humbi nënën, e cila ishte mbështetja e saj kryesore, dhe xhaxhain e madh.

Zanfina Ismaili
Lexo po ashtu Zanfina Ismaili

Ajo këtë vit ka publikuar vetëm një projekt muzikor, këngën dhe klipin “M”, gjersa nuk ka pranuar të jetë në asnjë prej programeve festive për Vitin e Ri.

Urojmë që viti i ardhshëm të sjell plot të mira në jetën dhe karrierën e këngëtares. /Telegrafi/