Askush nuk do ta ngatërronte cepin më verior të Finlandës me Silicon Valley, në SHBA. I ndodhur mes pyjeve me pisha të ulëta, vetëm 100 milje poshtë Arktikut, Oulu duket më e përshtatshme për të kullotur drerët sesa për të edukuar fillestarët në teknologji. Megjithatë, ky qytet njihet si baza apo kryeqendra e komunikimeve wireless, aspiratat e të cilit janë të prirura drejt inovacionit.
Në të gjenden edhe mijëra inxhinierë tepër të aftë, por në kërkim të një pune. Shumë prej tyre janë pushuar nga puna nga “Nokia”, kompania finlandeze dikur sinonim i telefonave celularë, ndërsa së fundi mes rrezikut për t’u venitur në harresë.
Edhe pse sipërmarrësit “zihen” për t’iu ofruar punë këtyre personave të aftë, rregullat bujare për sigurinë e shoqërisë në Finlandë duket se kanë efektin e kundërt, shkurajimin e punësimit të tyre. Njerëzit e papunë, përgjithësisht nuk mund të fitojnë të ardhura shtesë në kohën që marrin përfitimet e papunësisë, përndryshe rrezikojnë të humbasin këtë asistencë.
Për punonjësit e shkarkuar nga “Nokia”, marrja thjesht e çekut të garantuar e të papunëve i bën ata ta shohin këtë propozim financiar si më të mirë, sesa të futen si “fillestarë” në një punë të re në Finlandë, aty ku industria e lëkundur e teknologjisë duket se po synon të gjejë balancimin sërish.
Tashmë, qeveria finlandeze po eksploron sesi t’i ndryshojë këto përllogaritje, duke nisur një eksperiment në formën e mirëqenies sociale: të ardhurat bazike universale! Duke filluar nga viti i ardhshëm, qeveria planifikon të përzgjedhë në mënyrë rastësore 2.000 të papunë, nga programues e deri te punonjësit e ndërtimit. Këtyre do t’u ofrohen të ardhura automatikisht, duke shmangur burokracitë dhe duke eliminuar penalitetet për sigurimin e të ardhurave shtesë.
Qeveria duket se mezi pret të shohë se çfarë do të ndodhë më tej. A do të vazhdojnë më njerëzit të punojnë aty ku janë? Do të nisin biznese të reja? Sa persona do të ndalin së punuari dhe t’i shpenzojnë të ardhurat e tyre për vodka? A do të çlirohen ata që vuajnë mes pengesave të sistemit të papunësisë dhe a do t’i përdorin liritë e tyre për edukim të mëtejshëm, duke i bërë ata të përshtatshëm për karriera të reja më premtuese?
E siç shihet, këto hulumtime shtrihen përtej natyrës së politikave ekonomike, duke hedhur më shumë dritë drejt sferës së natyrës njerëzore. Përgjigjet, që priten të përcaktohen pas një periudhe dyvjeçare, pritet të rimodelojnë politikat e mirëqenies sociale përtej terrenit të njohur nordik. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës