LAJMI I FUNDIT:

Euro shënon rënien rekorde

Euro shënon rënien rekorde

Analistët ndërkombëtarë tani parashikojnë se shumë shpejt tregjet botërore mund të përballen me një ngjarje që nuk është menduar më parë, barazimin e vlerës së euros me dollarin amerikan.

“Ing group”, një nga korporatat më të mëdha financiare të botës, tha se tani barazimi i euros me dollarin është thjesht një çështje kohe dhe arsyet janë divergjencat në kursin e politikës monetare të dy ekonomive.
Kundrejt frangut monedha evropiane ka shënuar nivelin 1.0683, ndërsa me dollarin 1.0376.

Pak ditë më parë rezerva federale në Shtetet e Bashkuara rriti normën bazë të interesit nga 0.5 për qind në 0.75 për qind. Kjo lëvizje forcon dollarin amerikan, ndërkohë që në Evropë, Banka Qendrore Evropiane po bën të kundërtën. Ajo vazhdon të injektojë masivisht likuiditet në tregje për të nxitur ekonominë, çka e dobëson euron. /Telegrafi/