LAJMI I FUNDIT:

Rusia dhe Turqia vazhdojnë hetimet për vrasjen e ambasadorit rus

Rusia dhe Turqia vazhdojnë hetimet për vrasjen e ambasadorit rus

Rusia dhe Turqia vazhdojnë hetimet për vrasjen e bujshme të ambasadorit rus në Ankara, autoritetet e së cilës akuzojnë rrjetin e predikuesit turk, Fethullah Gulen, në mërgim në SHBA.

Nën vëzhgimin e kamerave, Mevlut Mert Altintas, një polic 22-vjeçar vrau ambasadorin e Rusisë në Ankara, Andrei Karlov.

Para se të vritej, vrasësi deklaroi se dëshironte të hakmerrej për qytetin e Alepos, që po merret nga regjimi sirian me mbështetjen e Moskës.


Por, në një bisedë telefonike me homologun amerikan, John Kerry, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, konfirmoi sot se “dinte” që rrjeti i Fethullah Gulen qëndronte pas vrasjes së ambasadorit, sipas agjencisë zyrtare turke të lajmeve, Anadolu Agency.

Kjo vrasje ndodhi në një kohë të përmirësimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë që, kundërshtarë në çështjen siriane, kanë arritur një armëpushim që ka mundësuar fillimin e evakuimit nga pjesa lindore e Alepos të mbajtur nga rebelët.

Drejtuesit e dy vendeve kanë denoncuar për një provokim që parashikon të sabotojë lidhjet e tyre.

“Ne nuk do të lejojmë në mënyrë absolute që marrëdhëniet tona me Sirinë të degradojnë”, theksoi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Fakt i pazakontë, Turqia ka pranuar pjesëmarrjen në investigime të 18 hetuesve rusë, dërguar nga Moska dhe që kanë marrë pjesë në autopsinë e trupit të Andrei Karlov në Ankara.

“Ne duhet të mësojmë se kush e ka drejtuar dorën e vrasësit”, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, i cili ka urdhëruar shërbimet sekrete ruse për riforcim të masave të Sigurisë në Rusi dhe jashtë saj.

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori