LAJMI I FUNDIT:

OKB-ja do të dërgojë 20 vëzhgues në Aleppo

OKB-ja do të dërgojë 20 vëzhgues në Aleppo

Qeveria siriane dhe palët e tjera të përfshira në konflikt, kanë rënë dakord që të lejojnë dërgimin e 20 vëzhguesve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Aleppo, të cilët do të mbikëqyrin evakuimin e civilëve dhe rebelëve, bëri të ditur sot një zëdhënës i OKB-ve.

Javën e kaluar pjesa lindore e qytetit sirian Aleppo, që për disa vite kontrollohej nga rebelët e opozitës, ka rënë në duar e ushtrisë qeveritare siriane. Gjatë këtyre ditëve janë kryer masakra të tmerrshme, dhunime ndaj femrave dhe veprime tjera të ndaluara me kartat e të drejtave të njeriut, transmeton KosovaPress.