LAJMI I FUNDIT:

Historia e gjatë e tensioneve të thella midis drejtuesve rusë dhe atyre turq

Historia e gjatë e tensioneve të thella midis drejtuesve rusë dhe atyre turq

Ambasadori rus në Ankara u qëllua për vdekje në një ekspozitë të artit pamor. Raportimet e medias thonë se agresori, përpara se të “neutralizohej” nga policia kishte thirrur se veprimi i tij ishte hakmarrje për rolin rus në ofensivën ndaj qytetit sirian të Halepit.

Sulmi mbi ambasadorin është më i fundit në një seri incidentesh në Turqi që kanë sjellë një valë të re terrori të orkestruar nga militantë të dyshuar dhe fraksionet e separatistëve kurdë.

Sulmi sinjalizon edhe një moment të trazuar për marrëdhëniet turko-ruse në një kohë kur dy qeveritë janë në mes të një procesi riafrimi.


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin ishin në pozicionin majë për majë përgjatë konfliktit në Siri. Ndërhyrja ruse në luftë vitin e kaluar në anën e regjimit sirian që kundërshtohet nga Ankaraja, i zemëroi turqit. Kjo solli edhe rrëzimin e një avioni luftarak rus nga autoritetet turke dhe akuzat nga Kremlini se Turqia ishte në lidhje me ekstremistët.

Më së fundmi, gjithsesi Ankaraja dhe Moska morën hapa drejt riafrimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve, pjesërisht për shkak të një frustrimi të përbashkët me Europën dhe Shtetet e Bashkuara.

Përpara krizës siriane, të dyja vendet mbanin lidhje të arsyeshme të ngushta midis tyre, bazuar mbi interesat energjetike. Stili politik i Erdoganit, ndërkaq, ka shumë të përbashkëta me atë të Putinit. Rusia dhe Turqia punuan së bashku gjatë javëve të fundit për të mundësuar evakuimin e refugjatëve nga Halepi i rrënuar, edhe pse mbështesin fraksione të ndryshme në betejë.

Por, ka një histori të gjatë e të thellë tensionesh midis drejtuesve rusë dhe atyre turq. Gjatë luftës së Ftohtë, Turqia ishte një ledh mbrojtës i armatosur rëndë i NATO-s nën hijen e perandorisë Sovjetike. Dhe shumë përpara mbërritjes së BRSS-së dhe republikës moderne turke, grindjet midis rusëve dhe turqve kanë pasur një ndikim të madh në fatin politik të një territori të gjerë në Europë dhe në Lindjen e Mesme.

Luftëra e deportime

Në shekujt e 18-të dhe të 19-të, perandoria ekspansioniste ruse dhe osmanët luftuan në beteja pa fund. Këto përplasje më së shumti rezultuan në zmbrapsje të osmanëve e me marrjen nën kontroll nga ana e rusëve të rripit verior të Detit të Zi dhe ciflosjen e sundimeve osmane në Europën Lindore dhe në Ballkan.

Lufta e Krimesë, një konflikt brutal i viteve 1850, solli një aleancë mes fuqive europiane në mbrojtje të osmanëve dhe shënoi takimin e parë të kontinentit me tmerret e një lufte në shkallë të gjerë, nëpër llogore.

Sundimtarët e dy perandorive e shihnin veten si mbartësit e standardeve për civilizimin – osmanët si mbartës të Islamit, rusët si besimtarë të kishës Ruse dhe rimishërues, madje, të trashëgimisë të Bizantit antik. Carët në Moskë lakmonin Stambollin dhe e shihnin pushtimin e tij si hapje rruge drejt ujërave të ngrohta të Mesdheut dhe marrjes së Tokës së Shenjtë.

Kjo nuk ndodhi kurrë, por shumë gjëra të tjera formësuan historinë. Fushatat ruse në Kaukaz dhe në tokat përreth detit të Zi shënuan masakra dhe deportime masive të popullsisë myslimane turkofile. Në vitin 1864, për shembull, forcat ruse ndërmorën atë që disa e kanë quajtur “gjenocidi i parë modern në tokë europiane”, pasi morën kontrollin e tokave të circaziatikëve, që përfshijnë zonën rreth Soçit, ku Rusia mbajti vjet Lojërat Olimpike.

Me dhjetëra mijë circaziatikë u therën pa dallim, një numër i pallogaritur të tjerësh vdiqën nga uria apo i ftohti ndërsa u nisën për azil. Ka rrëfime që sugjerojnë se pothuajse 1 milion – gjysma e popullsisë totale të grupit etnik – vdiqën në atë kohë. Tani, deri në 5 milionë turq pretendojnë se kanë një formë të trashëgimisë circaziatike apo kaukaziane.

Gjithsesi, edhe pala tjetër funksionoi me këto metoda. Më famëkeqja, ndërsa tërbohej Lufta e Parë Botërore, është ajo e deportimeve masive dhe vrasjes së armenëve, një pjesë e mirë e të cilëve jetonin aty ku sot është Turqia qendrore dhe Lindore. Duke iu trembur këtij komuniteti të krishterësh si një kolonë e pestë e rusëve, liderët osmanë dhanë urdhër për largimin e tyre.

Me qindra e mijëra armenë ia dolën të arratisen në tokat ruse, disa u vendosën në Armeninë e ditëve të sotme – dikur pjesë e Perandorisë Osmane që, deri në shekullin e 19-të, ishte gjerësisht myslimane.

Lindja e kombeve

Në shekullin e 19-të, Rusia luajti një rol dominant në fermentimin e nacionalizmit në pjesë të Europës Lindore dhe në Ballkan, dikur të qeverisur nga osmanët myslimanë. Rusia kishte dorë në një numër lëvizjesh çlirimtare të shekullit të 19-të, që nga Greqia, në Serbi e në Bullgari – aty ku ishte roli që solli konkurrencë të fortë gjeopolitike me perandorinë Austro-Hungareze, tensione që më pas u ndezën me Luftën e Parë Botërore.

Luftërat që shpërthyen në fund të shekullit të 19-të, përfshirë luftën sizmike ruso-turke të viteve 1877-1878 dhe, më pas, luftërat ballkanike që ishin pararendëse të Luftës së Parë Botërore, bënë më të qartë kufijtë e shteteve të ardhshme kombëtare në Europën Lindore. Ato sollën edhe zhvendosje masive të popullsive: eksodin e të krishterëve , hebrenjve dhe refugjatëve myslimanë në drejtime të ndryshme dhe rënien e kozmopolitanizmit të brishtë që karakterizonte dikur pjesë të Perandorisë Osmane, sidomos në qytetet-porte të saj.

Harta e Lindjes së Mesme

Harta politike e Lindjes së mesme moderne konsiderohet të jetë produkt i skemave franceze dhe britanike në periudhën pas-Luftës së Parë Botërore dhe rënies së Perandorisë Osmane. Por, Rusia luajti rolin e saj, po ashtu, duke dhënë miratimin për marrëveshjen Sykes-Picot të vitit 1916, sipas së cilës janë hartuar kufijtë e rajonit, (jo tërësisht, gjithsesi).

Revolucioni Bolshevik bëri të pavlefshme disa nga angazhimet e ndërmarra nga Moska – që përfshinin kontrollin mbi Stambollin sikundër edhe mandate për lindjen e Anadollit. Por strategjistët francezë dhe britanikë në atë kohë ishin tërësisht në dijeni të hijes së Rusisë dhe i rregulluan sferat e tyre të ndikimit sipas projeksioneve ruse.

Shtetet arabe që dolën si rezultat, janë në ngërç me mosfunksionalitetin e tyre – sfida të qeverisjes, identitetit dhe etnisë që ende mbajnë farat e konflikteve shumë të vjetra. /tesheshi.com/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori