LAJMI I FUNDIT:

Hapet tuneli nënujor që lidh pjesën Evropës dhe të Azisë së Stambollit (Video)

Hapet tuneli nënujor që lidh pjesën Evropës dhe të Azisë së Stambollit (Video)

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur në ceremoninë e inaugurimit të tunelit që lidh kontinentin aziatik me atë evropian përmes një tuneli poshtë detit ka thënë se tuneli ka rendësi të madhe, pasi lidh dy pjesët e qytetit.

“Falënderuar qoftë Zoti që jemi pjesë e një shteti dhe një qyteti që lidh kontinentet me njëri tjetrin. Ky qytet është i tillë që për të mund të sakrifikosh çdo gjë. Për këtë arsye ne jemi të dashuruar pas tij. (Tuneli Avrasya) Themelin e kësaj vepre e hodhëm në Azi dhe falënderimi i takon Zotit. Ceremoninë e inaugurimit jemi duke e bërë në pjesën e Evropës”, raporton Anadolu Agency.


Në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani. /Telegrafi/