LAJMI I FUNDIT:

Prej tani borxhet në ujësjellësin e Shkupit do të paguhen pa ndërmjetësim të përmbaruesit

Prej tani borxhet në ujësjellësin e Shkupit do të paguhen pa ndërmjetësim të përmbaruesit

Ndërmarrja publike për ujë dhe kanalizime në Shkup njofton qytetarët që prej tani nuk do angazhojnë përmbarues që të paguhen faturat që janë vonuar për pagesë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ky ndryshim do të bëhet nga 1 janari i vitit 2017. Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski e vlerëson këtë si një arritje të madhe pasi qytetarët nuk do të bëjnë harxhime shtesë, përkrah faturës.

Nga Bashkia e Shkupit shpresojnë se praktika e njejtë do të bëhet e mundshme që të realizohet edhe për detyrimet tjera në Maqedoni dhe në këtë komunë./Telegrafi/