Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi priti sot në takim kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj.
Në këtë takim u diskutua për punën dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës në zbardhjen e fatit dhe gjetjen e vendndodhjes edhe të 1660 personave të zhdukur, si pasojë e luftës së viteve 1998 –99 në Kosovë, e në mënyrë të veçantë mbi format dhe mundësitë e bashkëpunimit me institucionet e Serbisë, meqë ky bashkëpunim po mungon nga ana e Beogradit zyrtar.
Gjatë takimit, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Gjetaj prezantoi angazhimin e Komisionit, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet kompetente, në përpjekjen për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes të të gjithë personave të zhdukur.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri Kelmendi shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë për përkrahje të mëtejmë të këtij procesi.
“Është kohë e gjatë për familjarët, sepse shpresa e familjarëve nuk zhduket përderisa nuk i gjejnë personat e tyre më të dashur. Nuk është e lehtë të kalojnë kaq shumë vite dhe të mos dinë për familjarët e tyre”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe mbi mundësitë e përkrahjes së iniciativave të familjeve dhe shoqatave familjare të personave të zhdukur, duke u prezantuar edhe rasti i angazhimit të ‘Grave të Krushës së Madhe’, ku siç u përmend nga zëvendëskryeministri Kelmendi, ai personalisht ka qenë në mbështetje të punës së tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë