LAJMI I FUNDIT:

Dërguti për murin në Mitrovicë: Mustafa muskujt i ka vetëm për Vetëvendosjen

Dërguti për murin në Mitrovicë: Mustafa muskujt i ka vetëm për Vetëvendosjen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje – Aida Dërguti në Info Magazine të Klan Kosovës, ka komentuar çështjen e ndërtimit të murit në Mitrovicë, duke thënë se Vetëvendosje nuk ndryshon asnjëherë qëndrimin e saj në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.

Sipas Dërgutit muri është rezultat i bisedimeve dhe që ky dialog ka qenë i panevojshëm që nga fillimi pasi gjatë çdo procesi të tij, fituese po del të jetë gjithmonë Serbia, njofton Klan Kosova.

”Dialogu në Bruksel, ka qenë i panevojshëm, prandaj që nga fillimi i këtij procesi, fund e krye ka fituar Serbia”.


”Serbia ka arritur që përmes strukturave paralele të pamundësojë lëvizjen e lirë”.

”Në cdo raund të dialogut, përfitimet kanë qenë për Serbinë”.

Dërguti tha se asnjë hap nuk bëri dhe Kryeministri i cili tha se nuk do ta lejojë ndërtimin e murit, duke shtuar se ai dhe Qeveria e tij kanë muskuj vetëm për Vetëvendosjen.

”Kryeministri tha që nuk do ndërtohet, por tashmë muri po shihet, cili është hapi që mori ai?”

”Ne jemi mësuar që Qeveria e Mustafës, muskujt i ka vetëm me Lëvizjen e Vetëvendosje”.

”Duke u marr me grushta dhe muskuj karshi Vetëvendosjes”.

”Një Qeveri e cila hyn në dialog dhe negocion dhe në momentin që e sheh që dialogu është i pamundur, ashtu mbetet është i pamundur të ndërpritet”.

”Nëse unë do mbetesha alternativë se si do duhej të vepronte Isa Mustafa, ai më mirë që të mos ekzistonte”.

”Le ta sqaron Qeveria së pari se cfarë marrëveshje ka për murin së pari”, ka përfunduar Dërguti, njofton Klan Kosova.