LAJMI I FUNDIT:

Kasami-Baily-t: Nuk hyjmë në qeveri pa plotësimin e këtyre tre kushteve

Lëvizjes BESA, në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni ka njoftuar se kryetari Bilall Kasami, i shoqëruar nga nënkryetari Zeqirija Ibrahimi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Afrim Gashi, është pritur në një takim në rezidencën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jess Baily.

Në takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike, për qëndrimin e BESËS përkitazi me formimin e qeverisë së ardhshme, si dhe për pikëpamjet e BESËS për zgjidhjen e krizës. Me këtë rast kryetari Kasami e ka njoftuar Ambasadorin Bejli për qëndrimet e BESËS përkitazi me qeverisjen e ardhshme, duke theksuar se parakushtet themelore që BESA të diskutojë për mundësinë e përfshirjes në qeveri janë tri: se BESA pranon të marrë pjesë në qeverisje vetëm nëse në të nuk ka figura politike të inkriminuara dhe të dyshuara nga Prokuroria Speciale Publike; se BESA pranon të jetë e pjesë e bisedimeve për qeverisje vetëm nëse pranohet diskutimin për RIDEFINIMIN e sistemit juridiko-kushtetues të shtetit dhe se BESA do të pranojë të bëhet pjesë e qeverisjes vetëm nëse marrëveshja qeveritare do të jetë transparente për publikun dhe e afatizuar. /Telegrafi/