LAJMI I FUNDIT:

Gjykata themelore – Shkupi 1 hedh poshtë akuzat kundër TV Sitel

Gjykata themelore – Shkupi 1 hedh poshtë akuzat kundër TV Sitel

Katër ditë para zgjedhjeve, më 7 dhjetor Gjykata themelore – Shkupi 1, hodhi poshtë ankesat kundër televizionit Sitel dhe drejtorit Goran Ivanovski, për shkelje të Kodit Zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dy nga akuzat kundër TV Sitelit i dorëzoi Agjencioni për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale, ndërsa ankesa e tretë ishte nga një person privat. Gjihë këto ankesa ishin ngritur për raportim jo të drejtë, në shërbim të partisë qeverisëse OBRM-PDUKM.

Agjencioni dhe personi privat dorëzuan shkelje të dy neneve të Kodit Zgjedhor, nenin 75-a dhe 75-b, që kanë të bëjnë me raportimin e balancuar të mediave gjatë kohës së fushatës parazgjedhore./Telegrafi.