Ajo që po ndodhë në qytetin e Mitrovicës, aty ngjitur me urën e Ibrit, mitrovicasit e konsiderojnë mashtrim të madh ndaj tyre, por edhe ndaj qytetarëve të Kosovës në përgjithësi.
Sipas tyre, kjo është hera e dytë që po tentohet ndarja e këtij qyteti, pasi një plan i tillë ishte provuar të realizohet edhe gjatë vitit 2001.
Xheladin Zeka, qytetar i Mitrovicës, ka bërë të ditur për KosovaPress se ndërtimi i murit të betonit të lartë rreth dy metra, që do ta mbajë të ndarë pjesën veriore të Mitrovicës prej asaj jugore, nuk është ide e re e serbëve të veriut dhe Beogradit.
“Një plan i tillë që ndan qytetin e Mitrovicës ka ekzistuar qysh në vitin 2001, kur ishte planifikuar ndërtimi i mureve në të dyja cepet e urës mbi Ibër. Fatmirësisht, ky plan që ishte ideuar nga KFOR-i atëherë, nuk u realizua”, ka thënë Zeka.
Sipas tij, KFOR-i atëherë pretendonte se siguria në qytetin e Mitrovicës do të arrihej vetëm përmes ndërtimit të mureve tek ura e Ibrit, dhe jo ndryshe.
Ai për situatën e krijuar ka fajësuar qeverinë e vendit dhe bashkësinë ndërkombëtare, për të cilët tha se kanë lejuar ndarjen de fakto dhe de jure të qytetit të Mitrovicës.
Zhelko Tvërdishiq, analist nga veriu i Mitrovicës, tha për KosovaPress se Mitrovica është ndarë shumë më herët, me krijimin e dy komunave.
Sipas tij, e gjithë kjo situatë është rezultat i mos transparencës së duhur të marrëveshjes së Brukselit, ndërsa, akuzoi bashkësinë ndërkombëtare dhe autoritetet lokale për gjendjen e krijuar.
“Me krijimin e dy komunave qyteti i Mitrovicës është ndarë faktikisht shumë më herët. Mos transparenca e marrëveshjes së Brukselit ka dhënë si rezultat këtë që sot po ndodhë në qytetin tonë. Andaj, bashkësinë ndërkombëtare, por edhe autoritetet lokale i shoh si përgjegjëse kryesore për gjendjen më të re të krijuar në Mitrovicë. Kam frikë se qytetarët për të satën herë do të paguajnë çmimin e papërgjegjësisë së dikujt”, ka thënë Tvërdishiq.
Në anën tjetër, analisti nga jugu i qytetit, Nexhmedin Spahiu, ka bërë të ditur se fatkeqësia e Kosovës është se muri në Mitrovicë është legal dhe jo ilegal siç po e quajnë politikanët kosovarë.
Sipas tij, muri nuk është ngritur nga strukturat paralele siç po thuhet, por nga administrata e ligjshme e legjitime e Komunës Veriore të Mitrovicës, dhe atë me taksat e qytetarëve të Kosovës.
Ai potencoi se në këmbim të largimit të barrikadës janë bërë tri lëshime të mëdha që ia kanë humbur kuptimin hapjes së urës.
“Gabimi trashanik i Edita Tahirit dhe Isa Mustafës është se kanë pranuar që në këmbim të largimit të barrikadës janë bërë tre lëshime të mëdha që ia kanë humbur kuptimin hapjes së urës. E para, është pranuar të ngushtohet ura. E dyta, është pranuar që në vend të xhamisë së Ibrit të bëhen shkallët për invalidë dhe terreni sportiv. Dhe e treta, është pranuar që të mbyllet rruga nacionale Prishtinë-Mitrovicë-Zveçan, dhe kjo për një segment prej 150 metrash të bëhet shëtitore. Në momentin që Qeveria e Kosovës ka nënshkruar se kjo do të bëhet shëtitore, atëherë, i takon Goran Rakiqit se çfarë do të bëjë me të, dhe aty më institucionet qendrore nuk kanë punë”, ka thënë për KosovaPress, Spahiu.
Ai ka sqaruar se Rakiqi, me qëllimin poshtërues ka pranuar një dizajn të shëtitores të tillë, që ajo në pjesën e poshtme të ngritet për rreth dy metra, në mënyrë që të barazohet me pjesën ku është përmendorja e Car Llazarit.
Spahiu ka shtuar se muri do të jetë vetëm nga ana jugore, kurse nga ana veriore ai do të plotësohet me dhe që të rrafshohet shëtitorja, dhe ky dizajn i shëtitores që është tashmë kompetencë e komunës Veriore të Mitrovicës ka për qëllim të fyej shqiptarët.
“Pozicioni simbolik është racist, shqiptarët poshtë, serbët lartë”, theksoi Spahiu, duke shtuar se serbët nga platoja e shëtitores do t’i shohin shqiptarët gjithmonë poshtë.
Ai në fund tha se nëse Qeveria e Kosovës vendosë ta rrënojë me forcë murin, pasojat mund të jenë të paparashikueshme, dhe me e keqja, Rakiqi mund t’i ankohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e ajo ta detyrojë Qeverinë e Kosovës ta ndërtojë murin sërish.
“Ajo çfarë do të mund të bënte Kosova tani është që ta shkarkoj Edita Tahirin dhe Qeverinë, dhe ta tërheqë marrëveshjen, duke kërkuar që rruga nacionale të mos ndërpritet me shëtitore”, tha Spahiu. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos