LAJMI I FUNDIT:

DnV do të vëzhgojë të gjitha vendvotimet

DnV do të vëzhgojë të gjitha vendvotimet

Koalicioni i organizatave joqeveritare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV), ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet për vëzhgimin e raundit të dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit, të cilat do të mbahen këtë të diele.

Sipas DnV-së, në këtë raund janë akredituar edhe 34 vëzhgues shtesë të cilët do të jenë të pranishëm në ditën e zgjedhjeve në cilësinë e vëzhguesve.

DnV do të mbulojë me vëzhgues statik të gjitha vendvotimet, 72 sa janë gjithsej në 28 qendra të votimit. Ndërsa, pesë ekipe lëvizëse do të përkujdesën për të përcjellë situatën jashtë qendrave të votimit. Qendra koordinuese dhe ajo për Media do të jenë në Drenas.


DnV ka vëzhguar edhe fushatën zgjedhore të dy kandidatëve, e cila zyrtarisht ka filluar me 12 dhjetor dhe ka zgjatur deri më 16 dhjetor. Sipas tyre, në përgjithësi fushata është cilësuar si e qetë dhe nuk janë regjistruar incidente serioze.

“Prania e Policisë ka qenë në të gjitha tubimet publike dhe sjellja e tyre ka qenë konform rregullave ligjore. Prania e fëmijëve nën moshën 18-vjeçare është evidentuar në tubimet e të dy kandidatëve, po ashtu edhe e shërbyesve publik. Pjesëmarrja e grave në fushatë zgjedhore ka qenë shumë e ulët dhe sillet në shifra rreth pesë për qind të të gjithë të pranishmëve”, thuhet në njoftim.

DnV iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Drenasit me të drejtë vote që të ushtrojnë të drejtën e tyre, ndërsa nga kandidatët dhe simpatizantët e tyre kërkojmë që të kontribuojnë në një atmosferë sa më të mirë zgjedhore.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori