Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha në takim me homologët e saj të Evropës Qendrore theksoi se reformat që po ndërmerren në Drejtësi në Republikën e Kosovës, janë në koordinim dhe me asistencën e BE-së në mënyrë që këto reforma të jenë edhe një hap më afër integrimeve evropiane.
Me ftesë të Ministrit federal austriak të Drejtësisë, Dr. Wolfgang Brandstetter, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin e fund vitit të ministrave të Drejtësisë të Evropës qendrore.
Në këtë takim, diskutimet mes Ministrave u fokusuan në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të Evropës Qendrore.
Ministrja Hoxha i njohu ministrat e shteteve të kësaj pjese të Evropës, për progresin dhe reformat që po ndërmerr Republika e Kosovës në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të gjyqësorit. Ajo me këtë rast, diskutoi edhe për hapat që po ndërmerren në luftën kundër korrupsionit si prioritet i kësaj ministrie, transmeton Telegrafi.
Hoxha po ashtu theksoi se reformat që po ndërmerren në Republikën e Kosovës, janë në koordinim dhe me asistencën e BE-së në mënyrë që këto reforma të jenë edhe një hap më afër integrimeve evropiane.
Ministri austriak e falënderoi Ministren Hoxha për pjesëmarrje në këtë takim dhe ofroi mbështetjen e pakursyer nga Austria për Kosovën në fushën e drejtësisë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit. Ministrja Hoxha mori mbështetje për zbatimin e prioriteteve të saj edhe nga ministri gjerman i drejtësisë, Heiko Maas, nga ministri i Drejtësisë i Luksemburgut, Felix Braz, ministri i Republikës çeke, Robert Pelikan si dhe ministri Kroat, Ante Sprlje.
Me homologët e saj, ministrja Hoxha zhvilloi edhe takime të veçanta dhe mori mbështetjen për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.
Gjatë kësaj vizite, Ministrja Hoxha u prit edhe nga znj. Michaela Steinacker, kryesuese e Komisionit Parlamentar për Drejtësi si dhe Dr. Herald Dossi, Sekretar i përgjithshëm i Parlamentit federal austriak, me të cilët diskutoi për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë me interes të përbashkët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj