Autoritetet e sigurisë në Prishtinë, thonë se prej më shumë se një viti numri i shtetasve të Kosovës që i janë bashkuar grupeve militante në Siri e Irak ka shënuar një rënie të madhe.
Nga 300 qytetarë nga Kosova që në vitin 2012 iu bashkuan grupeve militante në Lindjen e Mesme, një numër prej afro 120 syresh brenda pak vitesh, të dëshpëruar me përjetimet dhe trajtimin, u kthye në vend, ndërkohe që afro 60 të tjerë u vranë në zonat e luftës. Policia e Kosovës thotë se në zonat e luftës ende ndodhen 38 gra dhe 27 fëmijë.
Autoritetet thonë se një numër masash konkrete ligjore, përfshirë edhe arrestimet e dhjetëra personave të përfshirë në luftëra dhe dënimet nga gjykatat, kanë parandaluar shkuarjen e qyyetarëve të Kosovës drejt Lindjes së Mesme.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, Koordinator Nacional Kundër Terrorizmit, i tha Radios Evropa e Lirë, se është arritur kufizimi i shkuarjes së shqiptarëve të Kosovës në luftërat e Lindjes së Mesme.
“Këto strategji kanë dhënë fryte dhe rezultate shumë të konsiderueshme dhe kujtoj që në frymën e kësaj kemi edhe rënie drastike dhe madje mund të themi që kemi një kufizim pothuajse 100% të shkuarjes së luftëtarëve të rinj në luftërat e Lindjes së Mesme”, tha Hoxha.
Kuvendi i Kosovës në vitin 2015 miratoi një ligj me të cilin ua ndalon “qytetarëve të Kosovës bashkimin në luftëra të huaja” dhe “parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie”.
Qeveria thuhet të ketë hartuar dhe zbatuar Strategjinë nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.
Por, pavarësisht veprimeve të institucioneve të vendit, aktorë të tjerë të përfshirë në këtë fushë, thonë se parandalimi është një veprim i ndërthurrur.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë thotë se në parandalimin e shkuarjes së të rinjve nga Kosova në zonat e luftës në Lindjen e Mesme kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë.
Skënder Përteshi nga kjo organizatë, thotë se problem megjithatë është global.
“Në gjithë botën nuk ka xhihadista global, nuk ka xhihadista që i bashkohen kësaj kauze për momentin. Dhe pikërisht se nuk ka numër të madh të qytetarëve që i bashkohen ISIS-it në Siri e Irak, ka sulme të mëdha në Evropë e Turqi që po ndodhin”.
Një numër i atyre që janë kthyer nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme janë përballur me ligjin në Kosovë, dhe një pjesë janë dënuar edhe me burg.
Por, Albert Berisha, i kthyer nga zonat e luftës që po pret vendimin e shkallës së lartë të gjyqësorit, thotë se pikërisht ata që janë përfshirë në luftën e Sirisë dhe Irakut e që janë kthyer në Kosovë kanë ndikuar në masë të madhe në parandalimin e bashkimit të rinjve nga Kosova në luftërat e huaja.
“Mendoj se as legjislacioni dhe ligji i fundit që është miratuar për mos bashkëngjitje në konflikte jashtë vendi nuk është se do të jap ndonjë efekt në afat të gjatë, mund të jap efekt në aftë të shkurtër, mirëpo punën kryesore duhet ta bëjnë ish- luftëtarët e huaj që kanë qenë pjesë e këtij konflikti”.
Bashkësia Islame e Kosovës ndërkohë e ka vlerësuar punën e saj në parandalimin e pjesëmarrjes së shtetasve të Kosovës në zonat e luftës.
Ahmet Sadriu, zëdhënës i Bashkësisë Islame të Kosovës BIK, thotë se ligjërimet në objektet fetare të Kosovës kanë ndikuar tek qytetarët.
“Me argumente se nuk kemi të bëjmë me një luftë të shenjtë, se aty është duke u zhvilluar një luftë vëlla-vrasëse, luftë në mes të myslimanëve çka do të thotë se argumenti se aty po bëhet një luftë e shenjtë dhe po shkohet në thonjëza që të bihet dëshmor [shehit] ajo nuk ekziston. Do të thotë janë përdorur të gjitha argumentet dhe ajo propagandë ka filluar të zbehet dukshme”, tha Sadriu.
Një numër veprimesh të autoriteteve megjithatë janë ndërmarrë për të ndaluar pjesëmarrjen e shtetasve të Kosovës në luftërat në Lindjen e Mesme.
Sipas shënimeve zyrtare janë iniciuar hetime penale ndaj 237 personave, me dyshimin e përfshirjes në vepra të terrorizmit ndërkohë që një numër edhe imamësh janë arrestuar dhe dënuar. (REL)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Muzeu krishtero-mysliman në Manastir, Mexhiti: Ata që e kanë marrë një vendim të tillë tash po e problematizojnë
Bislimi në Varshavë takoi ministrin e Plonisë për Bashkimin Evropian të Polonisë
Era e fortë rrëzon disa pemë në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje