LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Crystal Palace – Chelsea

Parashikim: Crystal Palace – Chelsea
Willian dhe Costa festojnë golin e epërsisë 1-2

Chelsea e ka zgjeruar ecurinë e fitoreve në 10 ndeshje, që barazon rekordin e këtij klubi për serinë më të mirë, por a do t’ia dalë Crystal Palace të ndalë Chelsean?

Vendi: Selhurst Park, Londër
Koha: 17 dhjetor (e shtunë), 13:30


Lajmet rreth ekipeve

Crystal Palace
Jason Puncheson mungoi në disfatën ndaj Unitedit të mërkurën dhe do të kthehet me skuadrën. Rikthimi i tij i ndihmon trajnerit që të rikthejë formacionin e tij të zakonshëm.
James Tomkins, Bakary Sako, Pape Soaure, Connor Wickham, Jonathan Benteke dhe Steve Mandanda, të gjitihë janë jashtë fushave, kurse Loic Remy duhet të përgatitet ende fizikisht.

Chelsea
Oscar ndoshta nuk do të luajë më për Chelsean pasi që kalimi i tij në Kinë është gjithnjë e më afër kompletimit.
Eden Hazard nuk udhëtoi me ekipin në Sunderland në mesjavë, pasi pësoi një dëmtim në fundjavë dhe mbetet shumë në dyshim për ndeshjen ndaj Crystal Palace. Willian mund të përfitojë dhe të startojë sërish.
Nemanja Matic u la në stol në fitoren minimale në mesjavë, por mbetet të shihet nëse ai do të jetë para Fabregasit në zgjedhjet e Contes, pasi ishte Cesc ai që siguroi fitoren në duelin e fundit.

Top lojtarët

A e dini se?

Chelsea ka fituar 10 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Janë shënuar së paku tri gola në tetë ndeshjet e fundit të Crystal Palace.

Chelsea ka mbajtur portën të pa prekur në tetë nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Crystal Palace ka pranuar së paku dy gola në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit.

Crystal Palace ka dështuar të fitojë në nëntë nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Analiza

Crystal Palace ka humbur tashmë katër nga pesë ndeshjet e fundit në shtëpi dhe nuk duket se do ta ketë më lehtë edhe të shtunën ndaj Chelseat.

Chelsea ka fituar 10 ndeshjet e fundit radhazi dhe ka siguruar më shumë fitore këtë sezon se sa gjithë sezonin e kaluar. Ata janë ekipi më i fortë aktualisht në Angli dhe është e vështirë të parashikohet se ku do të lëshojnë pikë. Në dy ndeshjet e fundit Chelesa arriti fitore prej 1-0, por kjo brengë do të ndërpritet ndaj Crystalit ku pritet një tjetër fitore për Blutë.

Parashikimi: Crystal Palace 1-2 Chelsea

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League

"Familja më dërgonte nga 50 euro prej Prishtinës" - Curri tregon si nuk morri asnjë pagë gjashtë muajt e parë në Ukrainë

Ndërkombëtare
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Kalo në kategori