LAJMI I FUNDIT:

Elita Rudi vallëzon me MC Bekën me ritme latine (Video)

Elita Rudi vallëzon me MC Bekën me ritme latine (Video)

Prezantuesja e njohur, Elita Rudi, është çdo javë pranë publikut përmes emisionit të saj “Elite Zone”, ku sjell intervista të ndryshme me emra të njohur të skenës.

Së fundmi, në emisionin e saj ka qenë i ftuar këngëtari i njohur MC Beka, ku ka rrëfyer më të rejat në karrierën e tij.


Përveç se kanë biseduar për projektet e reja, dyshja nuk kanë hezituar as të hedhin disa hapa vallëzimi nën ritmet e muzikës që po dëgjonin në sfond.

Elita Rudi
Lexo po ashtu Elita Rudi

Ata janë kënaqur aq shumë duke kërcyer me njëri-tjetrin, teksa në një prej momenteve aksidentalisht skena lëviz, çka shkakton lëkundjen e dy protagonistëve, gati rrëzimin në tokë.

Kjo video është përcjellë me të qeshura nga të pranishmit, teksa Elita nuk ka nguruar që ta ndajë me fansat e saj në Instagram. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BOFGtOih6RV