LAJMI I FUNDIT:

Rekordmeni Zeqiri i kthehet ringut, por tani kërkohet nga dy skuadra gjermane

Rekordmeni Zeqiri i kthehet ringut, por tani kërkohet nga dy skuadra gjermane

Kampion i padiskutueshëm në boksin e Kosovës, por u detyrua ta lë këtë sport që shumë e deshi.

Fjala është për rekordmenin Lirion Zeqiri, i cili në 10 vite karrierë në boksin kosovar është shpallur kampion 10 herë radhazi.

Kushtet e vështira financiare në boksin tonë e detyruan Liridonin të tërhiqet nga ky sport përkohësisht, mirëpo ai tani po kthehet.


Rivalët e tij në kampionatin e Kosovës nuk duhet të frikësohen, pasi Doni synon që të dalë jashtë shtetit për ta vazhduar karrierën.

Pas një pauze dy vjeçare, Zeqiri ka filluar me përgatitjet për t’iu rikthyer ringut dhe ka marrë dy oferta serioze nga klubet gjermane.

Në një prononcim për Telegrafin, Zeqiri tregon arsyejet e rikthimit si dhe gjërat që po bënë momentalisht.

“Jam detyruar ta lë boksin pasi nuk kishte perspektivë në Kosovë. E kam pasur të vështirë mirëpo kam menduar se ishte më e drejtë”, tha fillimisht Zeqiri.

“Tani jam rikthyer dhe që disa muaj po punoj vazhdimisht dy herë në ditë që të rikthehem më i fortë në ring”.

Ai tregon se ka dy oferta serioze nga dy klube gjermane, por që emrat nuk i zbulon për shkak të negociatave që janë duke u zhvilluar.

“Kam marrë dy oferta nga dy klube të ndryshme në Bundesligën gjermane. Emrat nuk mund ti përmend momentalisht për hatër të korrektësisë dhe negociatave që po zhvillohen”.

“Tani jam duke pritur një kontratë pune për në Gjermani dhe të pajisim me vizë që të transferohem në shtetin gjerman”.

“Synimi im është që në vitin 2017 të startoj në elitën e boksit gjerman që njihet ndryshe si Bundesliga”, deklaroi Zeqiri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës

"Nuk ka pasur si ai në histori" - Liridon Krasniqi zbulon lojtarin më të mirë të Kosovës

Kosovë
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga
Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Premier League
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Kosovë
Kalo në kategori