LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Përmbyllet tërësia territoriale e komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës

Kelmendi: Përmbyllet tërësia territoriale e komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ka shprehur kënaqësinë për aprovimin e kodit telefonik shtëtëror të Kosovës, duke vlerësuar se me këtë “u përmbyll tërësia territoriale e komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës”.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ky është edhe një shembull ndër shembujt e shumtë, se me negociata, me komunikim, zgjidhjet edhe pse ndoshta të vonuara, jetësohen, ndërsa pa negociata, nuk implementohen fare”, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Kelmendit:


“Shprehë kënaqësinë, që sot u përmbyllë tërësia territoriale e komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës.
Me aprovimin e kodit shtetëror +383 për Republikën e Kosovës, po kursehen dhjetëra miliona nga pagesa e prefikseve ndërkombëtare të kaluara, po formalizohet qarkullimi i brendshëm dhe ndërkombëtarë, po formalizohen operatorët ilegal dhe po shtohen edhe dhjetëra miliona tjerë, tatim në vlerën e shtuar nga qarkullimi i përmbyllur i komunikimeve elektronike.

Ky është edhe një shembull ndër shembujt e shumtë, se me negociata, me komunikim, zgjidhjet edhe pse ndoshta të vonuara, jetësohen, ndërsa pa negociata, nuk implementohen fare. Negocimi i çështjeve me interes për vendin dhe për qytetarin, sigurisht që është prioritet i prioriteteve të qeverisë së koalicionit të madh dhe e kryeministrit Mustafa.

Vlerësimet më të mira, për kolegët, delegacionin tonë, që kryen një mision të suksesshëm në mbylljen me sukses të negociatave për prefiksin +383. RK” (sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/rkelmendi/posts/579289268862628

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori