Ministrja Dhurata Hoxha, sot në mbledhjen e Qeverisë ka paraqitur për aprovim Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
“Gjatë prezantimit të këtij projektligji, ministrja Hoxha tha se përmes angazhimeve tona duke përfshirë edhe aprovimin e këtij projektligji, konsideroj se institucioneve kompetente po iu ofrojmë legjislacion adekuat, në mënyrë që puna e tyre të jetë sa më efikase dhe efektive në drejtim të parandalimit dhe luftimit të dukurive negative, veçmas korrupsionit. Në këtë aspekt konflikti i interesit dhe shmangja nga ky i fundit është një mundësi e mirë përmes të cilës do të ndikohet në drejtim të parandalimit të kësaj dukurie”, njofton MD-ja.
Po ashtu, ministrja Hoxha shpalosi edhe përmbajtjen e këtij projektligji, duke theksuar pikat kryesore ku parashihet një numër i konsiderueshëm i ndalesave për zyrtarët publikë.
“Përcaktimi i papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit publik, i cili parasheh që zyrtari i lartë nuk mund të jetë menaxher, përfaqësues i autorizuar ose anëtar i ndonjë organi menaxhues apo mbikëqyrës i personave juridik privat, fitimprurës. Me marrjen e detyrës dhe gjatë ushtrimit të saj, zyrtari ka për detyrë të parandalojë dhe të zgjidhë vetë në mënyrën më efektive të mundshme, çdo situatë të konfliktit të tij të interesit; çdo udhëheqës dhe institucion udhëheqës duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dhe zgjidhur rastet e konfliktit të interesit”, shtoi Ministrja Hoxha.
“Përmes këtij Projektligji është bërë përpjekje t’i kushtohet vëmendje e veçantë aspektit preventiv përkatësisht parandalimit të konfliktit të interesit. Projektligji është në harmoni të plotë me dispozitat e legjislacionit të BE-së, po ashtu është hartuar në bashkëpunim me përfaqësuesit e Agjencisë Kundër Korrupsionit, si ekspertë të Këshillit të Evropës dhe Zyra e BE-së në Kosovë”, thotë njoftimi i MD-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj