LAJMI I FUNDIT:

Shkariq: Mandatari i ardhshëm të jetë person mbipartiak

Shkariq: Mandatari i ardhshëm të jetë person mbipartiak

Në emisionin e mbrëmshëm të Faktor24 u zhvillua intervistë me profesorin universitar të së Drejtës kushtetuese, Svetomir Shkariq, përcjell Telegrafi Maqedoni

“Personi mbipartiak si mandatar i qeverisë së re është e domosdoshme për shkak se asnjëra nga partitë me këtë rezultat të zgjedhjeve nuk ka legjitimitet për tu imponuar si kryeministër”, tha Shkariq.

Një nga krijuesit e Kushtetutës së Maqedonisë foli edhe për deklaratat sa janë reale për federalizimin. Cila është e ardhmja e PSP-së? Nëse përbërja e re paralamentare do të mbështesë vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike? A do të ketë një zgjidhje ligjore të aferës “përgjimeve”?

Intervista me Shkariq për magazinën e Faktor24 do të transmetohet sonte në 22.30 në TV 24Vesti. /Telegrafi/