LAJMI I FUNDIT:

Turqia përgatit për të pritur 80 mijë refugjatë

Turqia përgatit për të pritur 80 mijë refugjatë

Pas ndërprerjes së luftimeve në Aleppo, Turqia njoftoi sonte se do të ngrejë një qytet me tenda për të pritur deri në 80.000 refugjatë sirianë.

Sot është arritur marrëveshja për përfundimin e luftimeve në Aleppo, ku në bazë të marrëveshjes civilët dhe rebelët e opozitës do të mund të largohen nga qyteti deri të mërkurën pasdite.

Pas hyrjes në Aleppo, mediat njoftojnë se forcat qeveritare kanë kryer vrasje masive ndaj civilëve dhe rebelëve, transmeton KosovaPress.